Në jetë një mesazh nga zemra

Më të lexuarat

Kam mësuar se ndjekja e asaj që s’më përket ma ul vlerën dhe ma shpërqendron zemrën nga ajo për të cilën jam krijuar.
Prandaj e ruaj dëgjimin tim nga çdo gjë që e ndot,
ia ulim shikimit tim çdo pamje që nuk i ka hije, dhe vendosa të mos jem prej atyre që zhyten në kotësi,
që ndjekin jetët e të tjerëve dhe hapin mbi veten dyer të kureshtjes për gjëra që nuk u sjellin dobi.

Në këtë botë ka mjaft angështi sa për të mbushur të gjithë jetën tonë; atëherë pse ta shpërdorim kohën duke ndjekur gabimet e njerëzve, duke kërkuar në brendësinë e tyre, kur jemi shumë më të nevojshëm të kërkojmë brenda vetes atë që duhet ndrequr dhe pastruar?

E provova të largohem nga kotësia e fjalëve, dhe s’fitova tjetër veçse qetësi; ndjeva një lehtësi të butë që më përshkoi zemrën.
Prandaj dua të jetoj e lehtë dhe e kënaqur, t’i flas vetes me fjalë të mira, të mbjell në zemër qëllime të pastra për këdo rreth meje, të largohem nga çdo gjë që s’më përket dhe të mos ia shtrembëroj mendimin apo qëllimin askujt.

Sepse njeriu i mençur nuk njihet nga fjalët që thotë,
por nga ato që zgjedh të heshtë.
Dhe mendja e tij nuk matet me aq sa di, por me aq sa largohet nga ajo që nuk i ka hije diturisë.

Prandaj, o Zot,të lutem për një zemër që qetësohet kur sheh, për një gjuhë që hesht kur dëgjon, për një mendje që mendon para se të flasë, dhe për një shpirt të pastër që nuk gëzohet me gabimet e të tjerëve e as kërkon të zbulojë të fshehtat e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit