9.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Turqia eliminon Kinën, fillon punimet për sistemin e vet raketor

Më të lexuarat

Turqia, në vend që të marrë sistemin e mbrojtjes raketore me trajektore të gjatë nga Kina, do t’ia japë këtë sistem për prodhim Industrisë së saj Ushtarake Elektronike pra ASELSAN.

Në kuadër të një prej projekteve më të mëdha të mbrojtjes së Turqisë, me një buxhet prej 4 miliardë dollarësh, u mor vendimi për të përfunduar bisedimet e tenderit që planifikoheshin të bëheshin me Kinën.
Ky vendim nxori në shesh tendencën për të filluar punimet mbi projektin e raketës kombëtare.
Në këtë kuadër, planifikohet që projekti të përparojë me bashkëpunimin ASELSAN-ROKETSAN.
Faza e parë e rëndësishme e projektit, radari dhe sistemet e komunikacionit do të prodhohen nga ASELSAN, ndërsa etapa tjetër pra raketat do të prodhohen nga ROKETSAN. Krahas firmave vendore që do të jenë edhe kryesoret në projekt, qëndrohet edhe mbi mbështetjen e prodhuesit të huaj.
Në projektin e Turqisë në vjeshtën e vitit 2013 për raketa me trajektore të gjatë, kishin filluar negociatat për kontratën me Kinën kurse partneriteti Francë-Itali ishte në radhë të dytë ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të tretin.
Fillimi i negociatave ndërmjet Turqisë dhe Kinës në këtë projekt të rëndësishëm kishte shkaktuar reagimin veçanërisht të NATO-s dhe Amerikës.
Në negociatat që vazhdonin prej dy vjetësh edhe pse pala turke insistoi në transferimin e teknologjisë, udhëheqja e Pekinit nuk përmbushi pritshmëritë në këtë temë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit