3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ç’duhet të dini për grupin tuaj të gjakut?

Më të lexuarat

Ushqimet, stili i jetesës dhe grupi i gjakut ndikojnë shumë në organizimin tonë.

Siç e dimë, ka 4 grupe gjaku: 0, AB, A dhe B. Secili prej tyre ka karakteristikat e veta dhe mund të ndikojë në humbjen e peshës, tek disa sëmundje, madje edhe te vetë temperamenti. Mbi bazën e njohjes së grupit të gjakut mund të ndjekim një dietë të posaçme ushqimi që përshtatet më shumë për një shëndet të mirë.

Grupi i gjakut është i lidhur ngushtë me tretjen e ushqimit, me kapacitetin për të reaguar ndaj stresit, me gjendjen mendore dhe me efikasitetin e metabolizmit dhe të sistemit imunitar.

Ja çfarë duhet të dini për grupin e gjakut

1. Grupi i gjakut dhe mënyra e të ushqyerit

Disa ushqime përmbajnë proteinën lektinë. Lektina shkakton inflamacion në trup, megjithatë, ka disa tipa grupesh gjaku që kanë një reaksion të fortë ndaj kësaj proteine. P.sh., mund të ndiheni të lodhur, të keni probleme me tretjen dhe të shtoni tepër në peshë. Grupi 0 nuk ka probleme me ushqimet proteinike, si mishi apo peshku. Personat që kanë grup gjaku A duhet ta shmangin ngrënien e mishit ose ta përdorin fare pak, ndërkohë që duhet të hanë shumë perime, ata të tipit B duhet të konsumojnë mish të kuq dhe të shmangin mishin e pulës, ndërkohë që të grupit AB duhet të hanë prodhime deti dhe mish pa dhjam.

2. Grupi i gjakut dhe sëmundjet

Çdo grup gjaku është i ndryshëm dhe ka aftësi të ndryshme të luftimit të sëmundjeve. Nëse njihni grupin tuaj të gjakut mund të parandaloni disa sëmundje.

GRUPI 0 – Rrezik për ulçera të stomakut

Personat me këtë grup gjaku kanë një superprodhim të lëngjeve gastrike dhe nivele të larta enzimatike të fosfatit alkalin të zorrëve. Shmangni kafeinën dhe alkoolin, pasi kafeina mund të jetë e rrezikshme, sepse rrit adrenalinën dhe noradrenalinën, që tek individët e grupit 0 janë të larta.

GRUPI AB – Kufizoni mishin për shkak të aciditetit të ulët të stomakut

Konsumoni sa më shumë ushqime që përmbajnë vitaminën A

Shmangni lëngjet me gaz.

Vezët ndihmojnë në shtimin e masës muskulare, si pasojë e përmbajtjes së lartë të proteinave.

Perimet e furnizojnë trupin me fibra dhe antioksidues.

Boronica dhe qershia favorizojnë rritjen në peshë

Ananasi rivendos ekuilibrin e ujit të pranishëm në organizëm.

GRUPI A— Vuani nga stresi dhe ankthi

Kufizoni përdorimin e sheqerit, kafeinës, alkoolit. Janë substanca që rrisin stresin dhe ngadalësojnë metabolizmin. Mund t’i lejoni vetes maksimumi një filxhan kafe çdo 6 orë.

Për ju mëngjesi duhet të jetë mbreti i vakteve.

Mos hani shumë mish, pasi keni aciditet të ulët dhe mungesë squfuri alkalin në zorrë, e kjo çon tretjen në vështirësi.

Kufizoni konsumin e pulës dhe të gjelit të detit në jo më shumë se 2-3 herë në javë.

Përdorni qumështin, prodhimet e fermentuara kanë një efekt probiologjik, pasi rrisin florën bakteriale në zorrë, duke krijuar kështu një mbrojtje imunitare shumë të fortë.

GRUPI B – Kujdes me mbipeshën

Prekshmëria ndaj viruseve është e lartë.

Shmangni misrin, thekrën e grurin, pasi ju rrisin masën dhjamore; jo duhani dhe narkotikeve te tjere.

Eliminoni nga dieta pulën, misrin, kikirikun.

 

3. Grupi i gjakut dhe personaliteti

A e dini që personaliteti juaj lidhet me grupin e gjakut?

Grupi O – Njerëzit e këtij grupi gjaku kanë një sjellje që udhëhequr nga instiktet, kanë kapacitetin e lidershipit, janë energjikë e tepër produktive, ndërsa në kushte stresi mund të arrijnë skajet e karakterit të tyre. Motoja e tyre është “Lufto ose mbathja”, janë më të predispozuar ndaj sjelljeve të dhunshme, nervozohen shpejt, herë pas here janë depresivë e të mërzitur.

Grupi A – Keni nivele të larta të kortizolit (hormon përgjegjës për stresin), jeni tip që i fshihni ankthet, u bëni gjithmonë qejfin të tjerëve, shqetësoheni shumë për probleme pa rëndësi, megjithatë jeni artistë dhe persona të besueshëm.

Grupi B — Mbart në vetvete një fuqi gjenetike, e cila lejon një fleksibilitet të jashtëzakonshëm dhe një aftësi për t’ia dalë mbanë në çdo situatë. Ata me një grup të tillë gjaku kanë personalitet të fortë dhe janë të pavarur.

Grupi AB – Nëse i përkitni këtij grupi gjaku, keni një intituitë për të parë përtej kufijve të shoqërisë. Jeni shumë të dhënë pas gjërave që besoni, por në të njëjtën kohë dëshironi të merrni edhe miratimin e të tjerëve, çka krijon shpeshherë konflikte. Karakterizoheni si persona emocionalë, pasionantë, të besueshëm, miqësorë.

4. Grupi i gjakut dhe martesa

Përpara se të mbeten shtatzënë, femrat duhet të njohin grupin e tyre të gjakut, pasi disa grupe nuk mund të përzihen me disa të tjera kur duam të sjellim në jetë një fëmijë.

Një tjetër faktor që duhet të mbajmë parasysh, kur martohemi është faktori rezus (RH).

Pjesa më e madhe e njerëzve janë rezus pozitiv (Rh+). Nëse një njeri me rezus negativ (Rh) merr gjak me rezus pozitiv, trupi i tij reagon, duke prodhuar kimikate (antitrupa) për t’u mbrojtur kundër faktorëve rezus të huaj. Kjo është e ngjashme me mënyrën se si krijojmë antitrupat ndaj viruseve të ndryshme të tillë si rubeola (fruthi gjerman) dhe lia e dhenve.

Faktori rezus është më i rëndësishëm gjatë shtatzënisë. Përpara ose gjatë lindjes është e zakonshme përzierja e gjakut të nënës me atë të fëmijës. Nëse nëna është me rezus negativ dhe fëmija me rezus pozitiv, kjo përzierje mund t’i shkaktojë nënës prodhimin e antitrupave rezus.

Në shtatzëninë e mëvonshme këto antitrupa mund të kalojnë në qarkullimin e gjakut të fëmijës. Nëse fëmija e sapolindur është +, këto antitrupa mund të dëmtojnë gjakun e tij dhe, në rastin më të keq, mund të shkaktojnë vdekje ose sëmundje serioze. Në raste të tjera, fëmija mund të vuajë vetëm një anemi ose verdhëz të lehtë.

Megjithatë, sa herë që një grua me rezus negativ ka një fëmijë, grupi i tij i gjakut duhet të kontrollohet shpejt pas lindjes. Nëse fëmija është Rh +, nënës do t’i jepet një injeksion, i njohur si “anti D”, që ndihmon për parandalimin e formimit të antitrupave rezus. Ashtu si të gjitha vaksinat, “anti D-të” nuk janë efikase në të gjitha rastet, megjithatë, ato mund të ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit gjatë shtatzënisë së ardhshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit