Arabia Saudite dënon shkeljet humanitare në qytetin El Fasher të Sudanit

Më të lexuarat

Arabia Saudite ka dënuar ashpër shkeljet e rënda humanitare të raportuara në qytetin El Fasher në rajonin Darfur të Sudanit, pas sulmeve të kryera nga forcat paramilitare RSF.

Në një deklaratë të Ministrisë saudite të Jashtme thuhet se RSF duhet të mbrojë civilët, të lejojë dorëzimin e ndihmave humanitare dhe të respektojë të drejtën ndërkombëtare humanitare.

Riad-i bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve dhe kthimin në dialog politik për ruajtjen e unitetit dhe stabilitetit të Sudanit.

Arabia Saudite gjithashtu kujtoi rëndësinë e Deklaratës së Xhiddës për Mbrojtjen e Civilëve, nënshkruar në maj 2023, si bazë për zgjidhjen e krizës sudaneze dhe mbrojtjen e popullsisë civile nga dhuna në rritje. /mesazhi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit