Ka mbërritur karvani i motoçiklistëve nga Serbia në veri të Mitrovicës. Sipas medieve serbe, karvani i motociklistëve serb, të cilin e quajnë humanitar, dhe sipas tyre të përbërë nga disa mijëra motoçiklistë, ka arritur në veri të Mitrovicës diku rreth orës 19.
Sipas B92, qytetarët nga veriu i Kosovës ka dalur në rrugë dhe kanë përshëndetur kolonën e motoçiklistëve të gjatë “disa kilometra”, e cila në veri të Mitrovicës ka hyrë nga pikëkalimi kufitar Jarinje.
Sipas medieve serbe pos motoçiklistëve nga mbarë Serbia, në veri të Mitrovicës kanë mbërritur edhe kolegë nga Rebublika Srpska, nga Mali i Zi, madje edhe nga Rusia dhe Greqia.
Motociklistët me sirenat e motorëve dhe me tre gishta të ngritur kanë përshëndetur qytetarët, raporton B92./koha/kohaislame