Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit:
• Dje u zhvilluan katër orë negociata të detajuara në Sharm el-Sheikh lidhur me luftën në Gaza.
• Raundi i ri i bisedimeve mbi planin e Trump-it është rifilluar sot në Sharm el-Sheikh.
• Jemi të përkushtuar të punojmë për të avancuar planin e Trump-it dhe për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
• Shumë detaje të planit të Trump-it ende kërkojnë arritjen e konsensusit mes palëve.
• Nuk mund të flasim aktualisht as për optimizëm e as për pesimizëm lidhur me rezultatet e negociatave për Gazën.
• Plani i Trump-it për Gazën përbëhet nga 20 pika dhe përfshin shumë detaje.
• E vlerësojmë angazhimin amerikan për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
• Po punojmë me palën amerikane për të arritur një pajtim që zbatimi i planit të Trump-it të mos jetë i përkohshëm.
• Plani i Trump-it përfshin afërsisht njëzet pika, dhe të gjitha këto pika kërkojnë interpretime praktike për zbatim në terren.
• Garancia e suksesit qëndron në ekzistencën e një plani të zbatueshëm, praktik dhe të pranuar nga të gjitha palët.
• Të gjitha palët kanë rënë dakord për planin e presidentit Trump, ndërsa pengesat aktuale qëndrojnë në zbatimin e tij.
• Po punojmë për të arritur një armëpushim afatgjatë në Gaza, pas përfundimit të fazës së parë të planit të Trump-it.
• Prania e zyrës së Hamasit në Doha ka qenë pjesë e mekanizmit të ndërmjetësimit që Katari ka udhëhequr që nga viti 2006.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit jep përditësimet e fundit lidhur me negociatat në luftën për Gaza
