Erdogan nuk i pagoi Trump-it asnjë qindarkë, megjithatë Trump tregoi një respekt të madh gjatë takimit me të

Më të lexuarat

Erdogan nuk i pagoi Trump-it asnjë qindarkë, megjithatë Trump tregoi një respekt të madh gjatë takimit me të; madje ia tërhoqi karrigen pas shpine Erdoganit kur ai u ngrit, sikur të ishte një kamarier në një restorant luksoz. Dhe kur Erdogan u largua nga Shtëpia e Bardhë, Trump e përcolli deri te dera, gjë që nuk është e zakonshme në protokoll. Edhe më e çuditshme ishte se, edhe pasi Erdogan u largua me makinën e tij, Trump qëndroi duke përshëndetur një e nga një anëtarët e delegacionit që shoqëronin Erdoganin, të cilët nxitonin për të arritur karvanin presidencial. Madje edhe përkthësen u kujdes që ta shtrëngonte dorën me respekt të madh dhe tha se ishte për të ardhur keq që Erdogan ishte i rrethuar nga një grup njerëzish të zgjuar dhe të zotë, gjë që nuk ishte e mirë për Amerikën. Natyrisht, ai po e krahasonte këtë me ekipin që e rrethonte atë vetë dhe kishte të drejtë: ata ishin një grup budallenjsh dhe “anomali njerëzore”.

Çfarë bisedoi Trump me Erdoganin, i cili nuk buzëqeshi as për kortezi para Trump-it apo para kamerave?
Dhe çfarë e bëri Trump të shpallte hapur se nuk do t’i lejonte Netanyahut të aneksonte Bregun Perëndimor?
Dhe pse Trump filloi të përhapte lajmin e mirë se lufta do të mbaronte së shpejti dhe se robërit do të ktheheshin?

Nuk kam informacione të sakta, por kam disa fakte që do të kenë ndikim të afërt në rrjedhën e ngjarjeve në rajon:
1.    Marrëveshja saudito-pakistaneze ia “preu krahët” Netanyahut dhe fuqisë së tij bërthamore, duke e bërë si një dash i tredhur.
2.    Turqia ka zhvilluar katër armë që do ta mposhtin ushtrinë izraelite në gjashtë orët e para:
a. Një sistem modern raketash për mbrojtje ajrore.
b. Dronë fantazmë (shpirtërorë) që mund të godasin çdo pikë në Izrael me ngarkesë të rëndë si të bombarduesve.
c. Raketat tokë-tokë shumë të rënda dhe hipersonike.
d. Një flotë dronësh me rreze të gjatë dhe lartësi të ndryshme që e nxorrën ushtrinë e Basharit (Asadit) nga të gjitha betejat që luftoi revolucioni sirian që nga ora e parë, dhe që janë në gjendje të shkatërrojnë të gjitha sistemet e mbrojtjes ajrore izraelite, të gjitha tanket në strehimet e tyre dhe të gjitha armët moderne antitank të Izraelit që sot përbëjnë boshtin kryesor të forcave tokësore izraelite, me një rreze më të madhe se çdo armë të ngjashme që kanë arabët.

Trump e kuptoi se çdo përballje që do të ndërmerrte Izraeli do të haste tre fuqi të mëdha islame Arabinë Saudite, Turqinë dhe Pakistanin dhe se Izraeli mund të zhdukej përgjithmonë. Prandaj, Trump do të nënshtrohet, dhe Netanyahut do t’i duhet të nënshtrohet ose shteti i tij do të zhduket. Dhe fitorja është vetëm çështje durimi për një orë.

Dr Nasir Duvejleh

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit