Deklarata e Hamasit
• Krimineli i luftës Netanyahu mban përgjegjësinë e plotë për jetën e robërve të tij në Rripin e Gazës, ashtu siç mban edhe administrata amerikane përgjegjësi të drejtpërdrejtë për përshkallëzimin e luftës shfarosëse barbare në rajon.
• Administrata amerikane e di se krimineli i luftës Netanyahu po punon për të shkatërruar çdo mundësi arritjeje të një marrëveshjeje që mund të çojë në lirimin e robërve dhe në ndalimin e luftës së shfarosjes në Gaza.
• Krimi i ekzekutimit në terren që kryen forcat e okupatorit pas infiltrimit të një njësie speciale në Qalqiliya është vazhdimësi e politikës së atentateve të planifikuara dhe e sulmeve barbare.
• Praktikat e okupatorit dhe sulmet e kolonëve kundër banorëve të Bregut Perëndimor nuk do ta realizojnë ëndrrën e tyre për aneksim dhe kontroll, dhe nuk do të arrijnë të imponojnë politikën e shpërnguljes së detyruar.
Deklarata e Hamasit: Netanyahu mbanë përgjegjësi për përshkallëzimin e luftës në Gaza
