0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Tërhiqet kandidati republikan nga gara presidenciale në SHBA

Më të lexuarat

Rick Santorum ka deklaruar publikisht se është tërhequr nga gara e tij presidenciale, duke ia dorëzuar në këtë mënyrë formalisht emërimin për kandidat Mit Rumnit.


Ai është shprehur ndër të tjera që fakti se po tërhiqet nga gara nuk do të thotë se i ka dhënë fund luftës. Ish senatori i Pensilvanisë ka qenë një nga kundërshtarët më të fortë të Mit Rumnit, por ai pësoi një humbje të trefishtë në Uiskonsin, Merilend dhe në distriktin e Kolumbisë.
Gjatë fundjavës vajza e tij Bela, u shtrua për herë të dytë në spital, që nga nisja e fushatës për shkak të disa komplikacioneve nga një sëmundje e rrallë gjenetike. Santorum ishte i dyti në garën e delegatëve, por pritej të fitonte edhe më shumë pikë.
Dalja nga gara e Santorum e bën thuajse të mundur emërimin e partisë republikane për Rumnin, edhe pse deri tani ai ka arritur të sigurojë vetëm 60 për qind të dëelegatëve që i duhen. Liderët republikanë kanë kritikuar jo pak herë fushatën shumë të ashpër që po ndjek Rumnin duke iu frikësuar një pakësimi shansesh për të fituar garën presidenciale./abcnews/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit