Yaakov Perry, njeriu që drejtoi Shin Bet-in për shumë vite, nën hetim për rrëmbim fëmijësh
Autoritetet gjermane kanë nisur një hetim ndaj Yaakov Perry, 81 vjeç, ish-kreut të shërbimit të sigurisë Shin Bet të Izraelit dhe ish-ministrit të shkencës, me dyshimin për përfshirje në rrëmbimin e dy fëmijëve nga Danimarka.
Sipas prokurorisë, fëmijët u rrëmbyen nga Danimarka në një operacion që dyshohet se u urdhërua nga nëna e tyre Christine Block, trashëgimtare e rrjetit të famshëm të restoranteve Block House. Një firmë private inteligjence izraelite u punësua për të kryer rrëmbimin.
Sipas aktakuzës, rrëmbyesit e rrahën brutalisht babanë e fëmijëve dhe më pas i transportuan ata përmes pyllit dhe përroit në makinë, me kërcënime serioze me vdekje. Ky incident tronditës ka ngjallur interes të madh si në Danimarkë ashtu edhe në Gjermani, duke pasur parasysh seriozitetin e akuzave dhe natyrën ndërkombëtare të çështjes.
Një shtetas izraelit i dyshuar për rrëmbimin është arrestuar dhe është ekstraduar tashmë në Gjermani, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë arritën të arratisen dhe aktualisht janë në arrati. Hetuesit gjermanë po vazhdojnë hetimin e tyre për të hedhur dritë mbi të gjitha detajet e këtij rasti.
Yaakov Perry, i cili drejtoi shërbimin izraelit të kundërzbulimit Shin Bet për shumë vite, tani po përballet me akuza serioze që hedhin hije mbi karrierën e tij deri më tani. Autoritetet izraelite ende nuk kanë komentuar zyrtarisht për rastin. /tesheshi.com/
