9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Mercedes S facelift, si do të jetë

Më të lexuarat

Edhe pse aktualisht te Mercedesi në qendër të vëmendjes janë të paralajmëruarit SL facelift, pastaj SLC (në fakt SLK facelift) dhe E klasa e re e shumëpritur, nuk duhet harruar edhe novitete të tjera me yllin tre cepash. Njëri nga ta është edhe klasa S e ristilizuar.

Gjenerata aktuale, klasa S është në treg tash e disa vjet, marrë para sysh se BMW sivjet e kishte prezantuar serinë e re 7, koha është për një zbukurim tjetër, transmeton Koha.net.

Ndryshime vizuale nuk do të ketë shumë, e ato përfshijnë ristilizimet e rëndomta. Pra, mund të priten dritat e para të zbukuruara, mbrojtësi i modifikuar dhe maska e reviduar, ndryshime në interier me timonin treshiritës dhe me instrumentet display si dhe me infotainment softuerin e avancuar.

Gama e motorit duhet të mbetet e pandryshuar, por mund të pritet përmirësim i performancës dhe zvogëlimi shpenzimit të karburantit.

Tash për tash nuk dihet se kur saktësisht Mercedes do promovojë klasën S të ripërtërirë, por ai mund të jetë i gatshëm për vitin modelues 2017.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit