Dokumenti sekret: si Izraeli pranon dështimin e “Qerres së Gideonit”

Më të lexuarat

Tjetër gjë thuhet në publik e tjetër gjë thonë mes tyre

Një dokument i klasifikuar i ushtrisë izraelite (IDF) i shpërndarë në radhët e forcave të armatosura arrin në përfundimin se operacioni “Qerrja e Gideonit”, ofensiva në shkallë të gjerë e nisur nga ushtria izraelite kundër Hamasit në maj, dështoi të arrinte objektivat e tij kryesore, raportoi rrjeti televiziv izraelit Channel 12.

Sipas një pjese të dokumentit të publikuar nga Channel 12, operacioni ushtarak dështoi të arrinte ndonjë nga qëllimet e tij, përkatësisht përmbysjen ushtarake të Hamasit ose lirimin e pengjeve.

Ndërsa Shefi i Shtabit të IDF-së, Eyal Zamir, dhe oficerë të tjerë të lartë e kanë lavdëruar publikisht operacionin, vlerësimi i brendshëm thotë në mënyrë të qartë se “Izraeli bëri çdo gabim të mundshëm” në kryerjen e fushatës.

Vlerësimi akuzon ushtrinë se ka vepruar “në kundërshtim me doktrinën e saj ushtarake”, duke keqmenaxhuar burimet dhe në fund duke i shteruar forcat e veta, ndërkohë që ka gërryer mbështetjen ndërkombëtare.

Sipas dokumentit, Hamasi në të njëjtën kohë gëzonte të gjitha kushtet e nevojshme për mbijetesë, duke u paraqitur si i suksesshëm, duke kapur burimet, duke siguruar territorin dhe duke përdorur një metodë të përshtatshme luftimi. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit