Historia e veprës heroike në tokën e Palestinës është dëshmi e gjallë se rezistenca – edhe pse ka humbur shumë me rënien e udhëheqësve dhe heronjve të saj – megjithatë, me ndihmën e Allahut, ka ditur të vazhdojë rrugën, të zhvillojë mjetet e saj dhe të arrijë përparime cilësore në veprimin ushtarak dhe atë të sigurisë. Ky realitet e trondit pushtuesin dhe e dëshmon dështimin e basteve të tij të humbura për të heshtur zërin e saj përmes politikës së atentateve.
Sekreti i rezistencës qëndron në faktin se ajo nuk përbëhet vetëm nga individë apo emra, por është një metodë e palëkundur që e bën idenë themel dhe pikënisje, ndërsa udhëheqësi apo ushtari nuk janë vetëm bartës të flamurit dhe lëvizës drejt objektivit. Prandaj rezistenca ka qenë gjithmonë pjellore dhe kreative: nuk ndalet as kur humb udhëheqësinë – edhe pse është humbje e rëndë dhe çmim i lartë – edhe nuk tërhiqet nga rruga derisa toka dhe vendet e shenjta të çlirohen nga ndotja e pushtuesit grabitqar.
Dr. Rami Ebu Zubejde
