Sulmet ajrore izraelite vazhdojnë në Gazën qendrore, duke goditur kampin e refugjatëve Nuseirat, raporton Anadolu.
Mes rrënojave, një vajzë e vogël u shpëtua e gjallë nga ekipet palestineze të mbrojtjes civile dhe fqinjët.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 62.122 ndërsa numri i të plagosurve në 156.758.
Thuhet se në Rripin e Gazës nën rrënoja ende ka mijëra të vrarë.
