Faleminderit kryetarit Alban S. Hyseni Faleminderit drejtorisë për emërtimin e rrugëve!
Faleminderit të gjithë fqinjëve!
Nga sot, rruga jonë mban emrin e kolosit të dijes, dijetarit të madh, Nasirudin Albani.
Rruga është e vogël për një emër kaq të madh, por falënderimi i takon Allahut dhe më pas të gjithë të lartpërmendurve, që të paktën një rrugë në Gjilan tashmë mban emrin e edukatorit dhe dijetarit Nasirudin Albani.
Vlenë te theksohet, eshte rruga e vetme në Kosove që bartë emrin e gjigantit te dijes!
Kush ishte Nasirudin Albani?
Nasirudin Albani (emri i plotë: Muhammed Nasiruddin al-Albani) ishte një nga dijetarët më të njohur të shekullit XX në fushën e hadithit në botën islame. Ai njihet për përpjekjet e tij të mëdha në pastrimin e haditheve nga ato të dobëta dhe të shpikura, dhe për promovimin e një kuptimi të pastër të fesë bazuar në Kuran dhe Sunet.
Emri i plotë: Muhammed Nasiruddin bin Nuh al-Albani
Lindja: 1914, në Shkodër, Shqipëri (atëherë pjesë Perandorisë Osmane)
Vdekja: 1999, në Jordani
Prejardhja: Shqiptare – familja e tij u shpërngul nga Shqipëria në Damask (Siri) për shkak të përndjekjeve antimuslimane gjatë sundimit të Ahmet Zogut.
Në vitin 1999, pak kohë para vdekjes, Nasirudin Albani mori Çmimin Ndërkombëtar të Mbretit Fejsal për shërbimin e tij në studimin e hadithit.
Metodologjia mesatare në Islam sipas Albanit:
Nasirudin Albani e theksoi shumë mesataren dhe balancën në praktikimin e Islamit, duke u bazuar në shembullin e Profetit Muhammed ﷺ dhe të selefëve (brezat e parë.
Parimet kyçe të metodologjisë së tij:
Pastrim i fesë nga teprimet dhe risitë
Ai e kundërshtoi ekstremizmin në fe, qoftë në formën e shpikjeve të reja, fanatizmit medhebist apo teprimit në devotshmëri.
E theksonte: “Islami është fe e natyrshme (fitrah), e lehtë, e kuptueshme dhe nuk ka nevojë për komplifikime.”
– Hoxhë Ramil Sherifi
