Vuçiçit nuk do t’i pëlqejë kjo: Trump i shkruan Osmanit

Më të lexuarat

Një letër nga presidenti amerikan për homologen e tij kosovare

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mori një letër nga presidenti amerikan Donald Trump, ku ai e falënderonte për angazhimin dhe miqësinë e saj ndaj SHBA-së, udhëheqjen e saj të guximshme dhe shprehte dëshirën e tij për të thelluar bashkëpunimin në vitet që vijnë.

Në letër, Trump shkruan se “vendimi i Kosovës për të pranuar qytetarë nga vende të tjera tregon një gatishmëri të fortë për të bashkëpunuar me SHBA-në, duke theksuar se udhëheqja në këtë çështje pasqyron forcën dhe dhembshurinë e popullit të Kosovës”, siç është publikuar në faqen e Facebook-ut të Presidentit të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë, të bazuar në respekt të ndërsjellë, vlera të përbashkëta demokratike dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe të begatë. Angazhimi juaj për forcimin e kësaj marrëdhënieje nuk ka kaluar pa u vënë re dhe jam i bindur se së bashku do të vazhdojmë të ecim përpara drejt qëllimeve tona të përbashkëta”, thekson Trump.

Duke falënderuar presidenten Osmani për forcimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara, Trump shton gjithashtu: “Ju falënderoj përsëri për udhëheqjen tuaj të guximshme dhe për faktin që jeni një mik i vërtetë i Shteteve të Bashkuara. Pres me padurim të punoj me ju në vitet që vijnë.”

Në fund të letrës, Trump i përcjell presidentes Osmani përshëndetjet e Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit