Francesca Albanese – Raportuese e OKB-së për territoret palestineze të pushtuara:
• Këshilli i Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian është ligjërisht i detyruar të pezullojë Marrëveshjen e Partneritetit mes BE-së dhe “Izraelit”.
• Debati nëse “Izraeli” po shkel të drejtat e njeriut sipas nenit 2 të kësaj marrëveshjeje nuk është vetëm i tepërt, por është i turpshëm.
• Kjo çështje është qartësuar shumë kohë më parë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe nga shumë organe të Kombeve të Bashkuara, që prej dekadash.
• Pezullimi i marrëveshjes do të kishte efekt tronditës. Presioni ekonomik është arma më e fuqishme që kanë shtetet e BE-së për të ndalur pushtimin e paligjshëm dhe gjenocidin që po vazhdon ndaj popullit palestinez.
• Vazhdimi i tregtisë me një ekonomi që është e lidhur ngushtë me pushtimin, aparteidin dhe gjenocidin, do të ishte bashkëpunim dhe do të thotë pranimi i shkatërrimit të rendit juridik ndërkombëtar.
• Kjo do të thotë gjithashtu që Bashkimi Evropian do të mbajë në ndërgjegje të tij jetët e më shumë se 17,000 fëmijëve të vrarë nga “Izraeli” gjatë 21 muajve të fundit, si dhe qindra palestinezëve të therur teksa përpiqeshin të siguronin një thes miell për të ushqyer familjet e tyre të uritura, dhe shumë më tepër se kaq.
• Ndërmjet viteve 2023 dhe 2024, eksportet e mallrave nga Bashkimi Evropian drejt “Izraelit” u rritën me 1.2 miliardë euro.
👉 Kjo duhet të ndalet menjëherë.
“BE-ja duhet të ndalë menjëherë tregtinë me Izraelin” – Thirrja e fortë e Francesca Albanese
