Si po digjen vetë në ferrin që po vetë kanë krijuar në Gaza
Këto pesë ushtarë izraelitë ishin ndër të fundit sosh që lanë jetën nën Gaza.
“Pesë ushtarë nga Batalioni Netzah Yehuda i Brigadës Kfir u vranë në luftime në Gazën veriore të hënën në mbrëmje, dhe 14 të tjerë u plagosën, dy prej të cilëve u plagosën rëndë”, tha ushtria sioniste në një deklaratë.
Radioja Ushtarake e Izraelit raportoi se incidenti ndodhi rreth orës 22:00 sipas orës lokale të hënën, ndërsa një patrullë këmbësore nga Batalioni Netzah Yehuda po kalonte nëpër qytetin Beit Hanoun.
“Ushtarët u goditën nga një bombë rrugore gjatë operacioneve tokësore në Beit Hanoun. Ata ishin në këmbë, jo në një automjet, në kohën e shpërthimit”, tha radioja.
Ushtria deklaroi se evakuimi ishte kompleks dhe i gjatë, dhe u thirrën njësi shtesë shpëtimi.
Ky njoftim mortor nga ata që e kanë shndërruar Gazën në ferr, ku dhe po digjen vetë aty, u pasua zëdhënës ushtarak i Brigadës Al-Qassam, Abu Ubeida.
“Operacioni kompleks në Beit Hanun përfaqëson një tjetër goditje që luftëtarët tanë të guximshëm i dhanë reputacionit të makinës së dobët ushtarake të pushtimit dhe njësive të saj më kriminale, me arsyetimin se pushtuesi mendonte se ishte i sigurt, pasi nuk la gur pa lëvizur.
Beteja e rraskapitjes që luftëtarët tanë po zhvillojnë me armikun nga veriu në jug të Rripit të Gazës i shkakton atij humbje të reja çdo ditë. Dhe nëse ai ka qenë në gjendje t’i nxjerrë ushtarët e tij nga ferri kohët e fundit, ndoshta nuk do të jetë në gjendje ta bëjë më këtë.
Këmbëngulja e popullit tonë dhe guximi i luftëtarëve tanë janë faktorët e vetëm që formësojnë marrëdhëniet e reja të pushtetit dhe përcaktojnë drejtimin e fazës tjetër.
Vendimi më idiot që Netanyahu mund të marrë është të mbajë forcat e tij brenda Rripit”, përfundon deklarata. /tesheshi.com/
