Një raport i publikuar nga gazeta “Haaretz”, këtë të enjte, ka zbuluar gjendjen psikologjike të përkeqësuar të ushtarëve izraelitë në Rripin e Gazës, ku ata po vuajnë nga trauma të rënda psikologjike si pasojë e luftimeve të ashpra.
Këta ushtarë, të moshës mes 18 dhe 19 vjeç, po përjetojnë çrregullime dhe probleme të shëndetit mendor, si pagjumësi e vazhdueshme, shpërthime në të qara, dhe ëndrra të frikshme (makthe), pas një periudhe shumë të shkurtër që nga përfshirja e tyre në luftë, menjëherë pas përfundimit të shkollës së mesme.
Dëshmitë e tyre përshkruajnë ndjenja dëshpërimi dhe frike të përhershme, dhe theksojnë se shumë prej tyre jetojnë nën një presion të pandërprerë për shkak të luftës së vazhdueshme të zhdukjes dhe betejave pa fund në Gaza.
Një ushtar nga brigada Givati thotë:
“Vdekja është bërë shoqëruesi ynë i përditshëm.”
Dhe shton:
“Filluam të shkruajmë testamentet tona në telefonat tanë, dhe gjatë natës diskutojmë se si do të jenë funeralet tona, kush do të vijë… dhe nëse ish-të dashurat tona do të qajnë për ne.”
