Fjalimi i presidentit Sirian me rastin e publikimit të identitetit të ri vizuel të shtetit të ri
Një ditë nga ditët, dhe në kohët e lashta, lindi një rrëfim për një qytet ku u mblodhën njerëz të ndryshëm. Thuhet se rrëfimi i krijimit të parë filloi aty, dhe njerëzit u shumuan, dhe për shkak të numrit të tyre, njerëzimi filloi të ketë nevojë për ndërtimin e sjelljes së disiplinuar. Ata mbollën, ndërtuan dhe formësuan… dhe kështu ndërtuan kryeqytetin e parë që ka njohur njerëzimi: është Damasku.
Ai që shfleton historinë, do të shohë se Shami (Siria) është fillimi dhe fundi i rrëfimit të kësaj bote, dhe do t’i bëhet e qartë se ajo që kemi përjetuar në kohën e regjimit të mëparshëm ishte periudha më poshtëruese në historinë e Shamit.
O popull sirian! Rrëfimi i Shamit vazhdon me ju. Historia do të tregojë se koha e rënies suaj ka përfunduar dhe se ora e ringritjes suaj ka ardhur. Gjaku juaj nuk ka shkuar kot, vuajtjet tuaja kanë gjetur veshë që dëgjojnë, mërgimi juaj ka marrë fund, burgjet tuaja janë çelur, dhe durimi juaj ju ka dhuruar fitoren.
O popull sirian! Kjo festë e sotme është shenjë identiteti për Sirinë dhe bijtë e saj në fazën e re historike. Një identitet që merr veçoritë e tij nga ky shpend grabitqar – prej tij merr fuqinë, vendosmërinë, shpejtësinë, përsosmërinë dhe shpikjen në veprim.
O populli ynë madhështor! Kjo identitet që po shpallim sot përfaqëson Sirinë që nuk pranon ndarje as copëtim, Sirinë e vetme dhe të bashkuar. Diversiteti kulturor dhe etnik është burim pasurie dhe pasurimi, jo shkak për ndarje apo përçarje.
Ky identitet përfaqëson ndërtimin e njeriut sirian dhe riparon identitetin sirian që ishte mësuar me emigrimin në kërkim të sigurisë dhe një të ardhmeje premtuese. Ne do t’ia rikthejmë vetëbesimin, dinjitetin dhe vendin e tij natyror brenda dhe jashtë vendit.
Nuk mund ta kremtojmë këtë rast pa i drejtuar një përshëndetje të sinqertë dhe falënderuese të gjithë të rinjve sirianë që kontribuuan në ndërtimin e këtij identiteti, dhe të gjithë atyre që morën pjesë, brenda dhe jashtë vendit – nismëtarë, krijues, që sfiduan rrethanat dhe besuan se Siria e dashur meriton më shumë – dhe që shpallën ndarjen me sistemin e shtypjes dhe tiranisë.
Ju të gjithë e keni dëshmuar se Sirisë nuk i mungojnë talentet, por i mungon vetëm besimi dhe përkrahja. Dhe ja ku jemi: e nisim me ju dhe nga ju një faqe të re që do të shkruhet me një dritë që nuk shuhet.
