A mund të bashkohen Sunitët dhe Shitët?

Më të lexuarat

Shiko qfarè thonë dijetarët për shiat:

1. Shejkh Ibn Bazi (rahimehullah):

“Nuk lejohet që shiitët të quhen vëllezër tanë, sepse ata kanë devijime të rënda në besim.”

Ai gjithashtu ka thënë:

“Rafidat janë nga më të largëtit prej Ehli Sunetit. Ata i shajnë sahabët, madje edhe Ebu Bekrin dhe Omerin – të cilët janë më të mirët e këtij umeti pas Pejgamberit ﷺ. Si mund të jenë vëllezër tanë ata që shajnë dhe mohojnë më të mirët?”

2. Imam Ahmedi (rahimehullah):

E pyetën: A mund të martohet një burrë nga sunizmi me një grua rafidije?
Ai u përgjigj:

“Jo, nuk lejohet. Sepse ajo është më e keqe se hristiania.”

3. Ibn Tejmije (rahimehullah):

“Rafidat janë nga më të humburit e sekteve. Ata i shajnë sahabët, besojnë në imamë të pagabueshëm dhe përhapin gënjeshtra kundër Islamit dhe Kuranit. Ata janë më afër hipokritëve sesa besimtarëve.”
(Minhaxh es-Sunneh, vëllimi 1)

4. Muhammed Nasiruddin Albani (rahimehullah):

“Bashkimi mes sunive dhe shive është i pamundur, përderisa shiat nuk heqin dorë nga akidete tyre të prishura. Pajtim në emër të unitetit duke anashkaluar të vërtetën është mashtrim.”

5. Shejkh Uthejmin (rahimehullah):

“Ne nuk mund të jemi vëllezër me ata që e shajnë gruan e Pejgamberit ﷺ – Aishen, që e mohojnë Kur’anin dhe që shpikin fe të re. Vëllazëria është mbi bazën e besimit të pastër, jo emocioneve.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit