3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Rritje enorme e numrit te vdekshmërisë së foshnjave

Më të lexuarat

Koheve te fundit ne Maqedoni shenohet rritje e numrit te vdekshmërisë së foshnjave dhe lehonave. Te dhenat vijne nga Entit shtetëror i statistikave ku verehet se vdekja e lehonave është 14.3% që paraqet një shkallë më të lartë krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian. Nderkohe numri i foshnjave të vdekur është 10%, percjell ZHURNAL.

Marija Bashevska nga OJQ Reaktor veren se kjo është rritje më e madhe, që është 14,3%, dhe është pothuajse tre herë më e lartë nga mesatarja e Bashkimit Evropian. Kjo rritje është më e madhe edhe në nivel rajonal. Në Greqi është 11%, në Serbi është 8% në Turqi 10%.

Aktivistja Elizabeta Bozhinovska thotë se edhe përkundër asaj që me ligj garantohen kontrollet pa pagesë, gratë e kësaj komune paguajnë para për këtë shërbim. Sipas saj, 41 për qind e grave nga komuna e Shuto Orizares kanë paguar prej 150 deri 500 denarë për kontrollin gjinekologjik.

“Këto kontrolle sipas ligjit të Maqedonisë i kanë të garantuara me ligj dhe u takon të kontrollohen pa pagesë”, tha Bozhinovska.

Sipas hulumtimeve nga ‘Platforma e organizatave’ për barazi gjinore, mortaliteti i foshnjave dhe lehonave është më i madh në Tetovë, Shkup dhe Gjevgjeli.

Këto të dhëna përfshijnë një periudhë nëntëvjeçe, përkatësisht katër vjeçe

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit