-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

“Shqiptarët simpatizojnë Erdoganin, sepse BDI i ktheu në kohën e Rankoviqit”

Më të lexuarat

Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar reagimet kundër simpative që kanë shqiptarët e Maqedonisë ndaj fitores së partisë AKP në Turqi.

“E di, të shumtë janë ata që thonë se nuk e kuptojnë, që pohojnë se janë të habitur dhe që pyesin vetveten dhe të tjerët se çka e frymëzoi kremten e fitores së partisë së Erdoganit, në Shkup dhe Tetovë?!

Dhe të gjithë të habiturit që shtrojnë këso lloj pyetjesh, o shtiren se nuk e dinë, o kurrë nuk e kanë vizituar Shkupin, ku do e shihnin ‘gazën’ shqiptare, që e ngriti regjimi DPMNE-BDI, e ku nuk mund të gjesh as ndonjë ‘tualet publik’ të financuar nga mëmë Shqipëria apo atdhe Kosova, por ku qeveritë Turke, kanë financuar shumë projekte kulturore shqiptare, objekte publike dhe ku komunat e Turqisë, të vëllazëruar më të këtushmet të drejtuara nga kryetarët e BDI-së, kanë sponzoruar rinovimin dhe ndërtimin e xhamive!

Pra ku do e shihnin si është deshqiptarizuar Shkupi, se si regjimi DPMNE-BDI, ia doli të realizojë atë që e kishin ëndërruar shumë mbretër serb dhe komunistë jugosllavë: ia fshiu Shkupit ç’do emblemë shqiptare, për çdo xhami të ndërtuar, ngriti me dhjetëra kryqe e kisha ortodokse, i fshiu nga faqja e dheut gjurmët e shumë lagjeve shqiptare, përfshi edhe ato të lagjes së shqiptarëve katolik, me shtëpinë e lindjes së Nënë Terezës në të, e në ndërkohë, as që u dëgjua zëri i Tiranës dhe Prishtinës zyrtare!

Ku do e shihnin pra se shqiptarët e këtushëm, ndjehen të harruar nga mëmëdhe Shqipëri dhe atdhe Kosova, se viteve të fundit, ata i kujton thuajse vetëm Turqia e Erdoganit!

Andaj mua më çudit se si dikush mund të shtiret se nuk e kupton gëzimin e disa shqiptarëve të këtushëm për fitoren e Erdoganit?!

Dhe habitem si mund të ketë shqiptar me emër e mbiemër, i cili nuk e dine se shqiptarët e Maqedonisë, BDI-ja i ktheu thuajse aty ku ishin në kohën e Rankoviqit, andaj mund të ndodh edhe më e çuditshmja: që jo vetëm t’i gëzohen fitores së Erdoganit, por shumë nga ata, të nisen drejtë Stambollit, njësoj si në vitet e shtegtimit të madh, si atëherë kur edhe ndodhi çudia e madhe – që Turqia të ketë më shumë shqiptarë se sa gjitha ‘Shqipëritë’ tona së bashku!”, ka shkruar Mehmeti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit