India bombardon Pakistanin me raketa dhe Islamabadi premton përgjigje

Më të lexuarat

India ndërmori një sulm me raketa ndaj caqeve në Pakistan mbrëmjen e së martës, ndërsa ushtria pakistaneze premtoi se do të përgjigjet ndaj këtij sulmi, mes një tensioni gjithnjë në rritje midis dy fuqive bërthamore.

Korrespondenti i Al Jazeera raportoi se tre raketa indiane goditën pozicione në rajonet e Kashmirit dhe Punjab-it, duke shtuar se një nga raketat goditi aeroportin e vjetër në Muzaffarabad, në pjesën e Kashmirit nën kontrollin pakistanez.

Nga ana tjetër, qeveria indiane deklaroi se ka nisur një operacion kundër asaj që e quajti infrastrukturë terroriste në Pakistan dhe në Jammu e Kashmir, duke njoftuar se forcat indiane kanë goditur 9 objektiva pakistanezë.

Sipas saj, operacioni ishte “i fokusuar, i studiuar dhe jo eskalues në natyrë”, duke theksuar se nuk janë sulmuar objekte ushtarake pakistaneze.

Ushtria indiane tha se ka kryer një “sulm preciz mbi kampe terroriste në Pakistan”.

Ndërkohë, zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze deklaroi se India ka sulmuar në 3 pozicione dhe konfirmoi se Islamabadi do të përgjigjet ndaj këtyre sulmeve.

Ndërkohë, agjencia Reuters raportoi se zëdhënësi i linjave ajrore pakistaneze njoftoi se fluturimet që ishin në ajër janë devijuar drejt qytetit të Karaçit.

Burimi: Al Jazeera + Agjenci

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit