Kosovë: MASHT-i vazhdon ta mbaj Edukatën Seksuale në listën e lëndëve zgjedhore të propozuara për shkolla

Më të lexuarat

Lista e propozimeve për “Lëndët me zgjedhje” për arsimin parauniversitar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë vazhdon të mbetet e njëjtë, është po ajo lista e vitit të kaluar, e miratuar më 16.05.2023.

Në listën e përpiluar nga MASHT-i ka lëndë shumë të dobishme, por gjithashtu vazhdon të jetë lënda e kontestuar vitin e kaluar dhe e cila nxiti pakënaqësi kombëtare, pra Lënda e Edukatës Seksuale.

Librat për nxënës dhe mësues të kësaj lënde të quajtura nga MASHT si “doracak”, sipas deklarimit në atë kohë të Ministres dhe Kryeministrit u tërhoqën përkohësisht për tu rishikuar nga ekspertët, por nëse materialet për mësimdhënie dhe mësimnxënie janë tërhequr, pse vazhdon të mbetet lënda si pjesë e Listës së lëndëve me zgjedhje të propozuar nga MASHT, me çka do të mësojnë nxënësit? Për njohuri të prindërve, Korniza kurrikulare përbën të njëjtat objektiva e metoda dhe esencialisht të njëjtën përmbajtje, qoftë si lëndë e veçantë qoftë si e përmbajtje e shpërndarë nëpër lëndë të tjera.

Rrjeti i Prindërve Edukues kërkon që kjo lëndë të largohet krejtësisht dhe prindërit e komuniteti i arsimit duhet të jenë më të vëmendshëm, më vigjilent dhe ta refuzojnë kategorikisht këtë lëndë! Këto metoda të “kontrabandimit” të këtyre lëndëve pa ndërgjegjësim të prindërve, pa diskutime publike, janë metoda që nuk kanë synim të ruajnë interesin më të mirë të fëmijëve as të shoqërisë.

Lëndët zgjedhore që miratohen nëpër shkolla përmes procesit të përcaktuar me udhëzim administrativ,  bëhen të të njëjtës rëndësi dhe obligueshmëri si lëndët e tjera obligative.

 

Lista e propozimeve për lëndët me zgjedhje
Nr. Titulli i lëndës Klasa
Shkollat fillore (SHF)
1

2

Edukimi social emocional I, II, III
Sjelljet dhe komunikimi I, II, III
3

4

Edukimi për shëndetin I, II, III
Edukimi për mjedisin I, II, III
5

6

Kodim I, II, III, IV, V
Edukimi përmes lojës II, III, IV, V
7

8

Arti në shkollë II, III, IV, V
Të drejtat dhe përgjegjësitë e fëmijëve II, III, IV, V
9

10

Edukimi në përdorimin e internetit III, IV, V
Lexim kuptimi dhe të zhvilluarit e të menduarit kritik III, IV, V
11 Vlerat dhe parimet e shoqërisë III, IV, V
Shkollat e mesme të ulëta (SHMU)
1

2

Edukatë morale dhe sfidat e kohës bashkëkohore VI, VII, VIII, IX
Parandalimi i dukurive negative dhe lëndëve narkotike VI, VII, VIII, IX
3

4

Zgjidhja e konflikteve në shkollë VI, VII, VIII, IX
Mbrojtje e mjedisit jetësor VI, VII, VIII, IX
5

6

Orientim në karrierë VI, VII, VIII, IX
Trashëgimia kulturore dhe diversiteti kulturor VI, VII, VIII, IX
7

8

Kodim VI, VII, VIII, IX
Të mësuarit e matematikës përmes lojës VI, VII, VIII, IX
9

10

Përdorimi dhe siguria në internet VI, VII, VIII, IX
Orientimi në natyrë VI, VII, VIII, IX
11

12

Arti në shkolla VII, VIII, IX
Kultura e gjuhës dhe shkathtësitë e komunikimit VII, VIII, IX
13

14

Shfaqje teatrale VII, VIII, IX
Flora dhe Fauna e Kosovës VII, VIII, IX
15

16

Aftësi për jetën VIII, IX
Edukimi seksual VIII, IX
17

18

Edukimi mediatik VIII, IX
Argumentimi logjik dhe mendimi kritik/përgatitje për debat VIII, IX
19

20

Figurat mitologjike (greke, romake, ilire) VIII, IX
Institucionet e Bashkimit Evropian-historia dhe e tashmja VIII, IX
Shkollat e mesme të larta (SHML)
1 Kultura e gjuhës dhe shkathtësitë e komunikimit X, XI, XII
2

3

Argumentimi logjik dhe mendimi kritik/përgatitje për debat X, XI, XII
Trashëgimia kulturore dhe diversiteti kulturor X, XI, XII
4

5

Orientim në karrierë X, XI, XII
Edukimi mediatik X, XI, XII
6

7

Përdorimi dhe siguria në internet X, XI, XII
Edukimi për siguri XI, XII
8

9

Programim XI, XII
Astronomi XI, XII
10 Rrjetet sociale dhe marketing online XI, XII

 

Lexo edhe Udhëzimin Administrativ që rregullon procesin e zgjedhjes së lëndëve zgjedhore në nivel të Shkollave dhe Komunave dhe prindërit dhe mësimdhënësit ftohen të jenë të vëmendshëm dhe ta ngritin zërin për ta ruajtur interesin më të mirë të fëmijëve tonë, rrjedhimisht të shoqërisë sonë!

UDHËZIMI ADMINISTRATIV (MASHTI) NR. 11/2023 PËR KURRIKULËN ME ZGJEDHJE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR

 

Shkarko dokumentin zyrtar me Listën e propozimeve për lëndët me zgjedhje nga MASHT

https://prinderimi.com/wp-content/uploads/2025/05/Lista-e-lendeve-zgjedhore-Kosove.pdf

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit