4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Përhajër – Mafmutaj i Kërçovës me Xhami të re

Më të lexuarat

Dje, me një solemnitet modest të organizuar u inaugurua objekti i xhamisë së re në fshatin Mafmutaj, ku morën pjesë përfaqsues të BFI-së të nivelit lokal dhe qëndror, teologë dhe përfaqsues të administratës lokale dhe shoqatave joqeveritare

-Objekti i ri i xhamisë në fshatin Mafmutaj që mban emrin “Salihinë” është njëra ndër xhamitë më të bukura të rajonit të Kërçovës, dhe ndërtimi i saj është realizuar në një afat rekord të ndërtimit, tha në fillim të fjalës tij imami Xhabir ef. Emini. Ai falënderoi anëtarët e këshillit organizativ dhe donatorët e shumtë të cilët e ndihmuan ndërtimin e këtij objekti, që kap shumën 150 mijë euro.

Të pranishmit në këtë solemnitet i përshëndeti Muftiu i Kërçovës Haxhi Murat ef Useini, i cili vuri në dukje vullnetin e mirë të banorëve vendor për ndërtimin e xhamive duke theksuar se asnjëra nga iniciativat e deritanishme në këto hapësira nuk ka dështuar sepse banorët vendor kanë treguar humanitetitin dhe bujarinë e tyre në ngritjen e faltoreve të cilat shërbejnë jo vetëm për zhvillimin e riteve fetare por edhe për edukimin e gjeneratave të reja në frymën islame.

Pjesëmarrësit në këtë manifestim inaugurues, i përshëndeti edhe sekretari gjeneral i BFI-së, Irsan ef. Jakupi, Muftiu i Tetovës Dr. Qani Nesimi dhe kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari. Këtë manifestim e begatuan edhe ilahitë dhe pjesët kuranore të interpretuara nga Hafiz Xhemail Nuhiu, i katërti në rang botëror për këndimin e kuranit famëlartë.

Në fund, Këshili organizativ ndau mirënjohje për të gjithë ato që kanë kontribuar në ndërtimin e Xhamisë së re në fshatin Mafmutaj, e cila do të mbajë emrin xhamia e bamirësve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit