Mexhlise meditimi mbi Kuranin (xhuzi i dytë) – Hoxhë Bekir Halimi
Meditimi mbi disa ajete të Xhuzit të dytë
{وَعَسى أَنْ تَكْرَهُوا شَيْئاً وَهُوَ خَيْرٌ لَكُمْ }[ البقرة: ٢١٦ ]
“Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju…”. (El-Bekare: 216).
Mund të ndodh që kaderet të na sjellin gjëra që nuk na pëlqejnë, por janë të shoqëruara me mirësi, të cilat do ti shohim më vonë dhe atëherë do e falënderojmë Allahun.
Pasha Allahun, njeriut duhet t’i vije turp kur e lexon ajetin Kuranor:
﴿فَاذكُروني أَذكُركُم﴾ [البقرة: ١٥٢]
“Pra më kujtoni Mua, Unë ju kujtoj juve…”. (El-Bekare: 152).
E pastaj të mos e lodh gjuhën duke e përmendur dhe kujtuar Allahun.
Namazi është ndihmë e madhe, andaj çdo herë që ke pikëllime dhe vështirësi, qohu në namaz me zemër të përulur.
﴿يا أَيُّهَا الَّذينَ آمَنُوا استَعينوا بِالصَّبرِ وَالصَّلاةِ إِنَّ اللَّهَ مَعَ الصّابِرينَ﴾ [البقرة: ١٥٣]
“O besimtarë! Kërkoni ndihmë për veten nëpërmjet durimit dhe namazit! Në të vërtetë, Allahu është me durimtarët”. (El-Bekare: 153).
﴿وَإِذا سَأَلَكَ عِبادي عَنّي فَإِنّي قَريبٌ﴾ [البقرة: ١٨٦]
“E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër,…”. (El-bekare: 186).
“Unë jam afër”. Siguri e thellë në vetëm dy fjalë.
{وَإِذَا قِيلَ لَهُ اتَّقِ اللَّهَ أَخَذَتْهُ الْعِزَّةُ بِالإِثْمِ }[البقرة: ٢٠٦ ]
“Kur atij i thuhet “Kije frikë Allahun!”, ai mburret dhe bën më shumë të këqija….”. (El-Bekare: 206).
Abdullah Ibën Mesudi, radijallahu anhu, thotë:
Prej mëkateve më të mëdha te Allahu është ti thuhet një njeriut ke frikë Allahun, e ai t’ia kthen: shife punën tënde.
Njerëzit që më së shumti falin edhe amnestojnë janë ata qe janë më të devotshëm, kurse ai që më së paku fal, ai njeri ka zemrën më të ashpër edhe imanin më të dobët.
{وَأَنْ تَعْفُوا أَقْرَبُ لِلتَّقْوَى } [ البقرة: ٢٣٧ ]
“Por që të falni është më pranë devotshmërisë….”. (El-Bekare: 237).
Shejh Abdul-Aziz et-Tarifij
Es-Selamu Alejkum Ju paraqesim videon e radhës nga AUDIONUR, e lusim Allahun (Subhanehu we te’ala) që të kemi dobi nga kjo që ndëgjojmë .
Shpërndajeni …
Burimi
