Mahmud Kefarneh – i riu gazevit
Një muaj pasi përcolli gruan dhe fëmijën e tij të vetëm, Mahmud Kefarneh bie dëshmor pas një sulmi në shkollën “Halep” në veri të Gazës.
Ibtihal Hatib shkruan në rrjetet sociale: “Spastrojnë një familje të tërë, ndërsa mediat perëndimore ende po studiojnë termin ‘gjenocid’.”
Rana Odi thotë: “Për këto raste shkrihet zemra!”
Gaza e tëra duket sikur të gjithë janë xhenaze që presin radhën – secili përcjell tjetrin, derisa t’i vijë edhe atij radha.
Braktisin errësirën e dynjasë për në Xhenetin e begatë, aty ku nuk ka as frikë, as uri, as përulje e as padrejtësi. Te Allahu do të tubohen me hasmit e tyre.
Ahmed Hixhazi thotë: “U copëtua zemra duke i dhënë lamtumirën gruas dhe fëmijës së vet, e tani shkoi që të bëhet bashkë me to.”
Mahmud Kefarneh – djalë i ri dhe i edukuar, mik i ngushtë dhe i dashur i gazetarit dëshmor Husam Shebat – bie dëshmor nga sulmet izraelite. Ai ishte mësues i Kuranit, imam dhe hatib i xhamisë.
Më 20 mars 2025, ai përcolli gruan dhe vajzën e tij për në ahiret, pas një sulmi që kishte për qëllim familjen e tij në qytetin Bajt Hanun.
Pamjet e lamtumirës ishin emocionale, prekën zemrat dhe u bënë virale në rrjetet sociale. Aty ai thoshte:
“I llogarisim besimtarë të devotshëm. Tek Allahu e kanë llogarinë përfundimtare, mirëpo ne jemi dëshmitarët e Allahut në tokë, se ata ishin të devotshëm, kishin kujdes namazin, ishin agjërueshëm – inshaAllah iftarin e kanë në Xhenet.”
Forcat agresore sioniste kanë shkaktuar mbi 12 mijë masakra gjatë kësaj lufte të fundit dhe janë fshirë tërësisht nga regjistri i librit amzë mbi 2000 familje, duke vrarë babain, nënën dhe të gjithë anëtarët e familjes.
Ai këndonte me shokun e tij një poezi ku thuhej:
Nëse një ditë nuk takohemi në dunja
E na ndan gota e vdekjes,
Takimin e kemi nesër, në shtëpinë e përhershme,
Aty jeton dhembshuria me dhembshurinë.
