Në hadith kudsij: “O biri i Ademit, mos u trego i paaftë për katër rekate në fillim të ditës, e Unë do të të mjaftoj në fund të saj.” (Transmetuar nga Imam Ahmedi)
Kuptimi i kësaj: Ka thënë dijetari i njohur, Et-Tijbi (Allahu e mëshiroftë):
“Fokusohu në fillim të ditës dhe merru me adhurimin Tim, që Unë ta fokusoj mendjen tënde në fund të ditës me përmbushjen e nevojave të tua dhe largimin e të këqijave nga ti.”
Disa dijetarë kanë thënë se katër rekatet e përmendura janë namazi i Sabahut dhe dy rekate sunet para tij – ky është mendimi i Imam Ibën Tejmijes (Allahu e mëshiroftë).
Të tjerët kanë thënë se bëhet fjalë për namazin e duhasë; ky është mendimi më i përhapur ndër dijetarë.
Kush i bashkon të dyja, ka vepruar me bindje dhe ka fituar mjaftueshmëri në çështjet e dynjasë dhe fesë.
( Hoxhë Rijad Misini)
