5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Duan të kthehen në Shqipëri por Gjermania nuk ua jep pasaportat!

Më të lexuarat

21 azilkërkues shqiptarë kanë 14 ditë që kanë kërkuar të kthehen në Shqipëri. Por kjo ka dështuar pasi që pasaportat e tyre të dorëzuara kanë mbetur në Dortmund

Paraqitja për kthim vullnetar e azilkërkuesve që nuk kanë gjasa për të fituar azilin duhej të ishte e mirëseardhur për autoritetet. Por duket se nuk është gjithmonë kështu, shkruan rp-online.de, përcjell albinfo.ch

Në Wessel të Gjermanisë (landi Nordrhein-Westfallen) për shembull, siç e pasqyron përfaqësuesja e ekzekutivit të qytetit, politikania nga SPD Ulla Hornemann, 21 azilkërkues shqiptarë kanë 14 ditë që kanë kërkuar të kthehen në Shqipëri. Por kjo ka dështuar pasi që pasaportat e tyre të dorëzuara kanë mbetur në Dortmund. Kështu, nuk dihet se kur mund t`i marrin pasaportat dhe të kthehen në Shqipëri personat në fjalë, transmeton albinfo.ch.

Hornemann është informuar të martën për këtë rast. Atë e ka njohur me këtë situatë të re një i ri që angazhohet për refugjatët. Ai ka thënë se madje është interesuar personalisht për pasaportat në Dortmund duke kërkuar që ato t`u dërgohen personave në fjalë. Por atij i kanë thënë se në qendrën e përmendur tashmë janë grumbulluar 300 mijë pasaporta. Ai ishte treguar i gatshëm të shkonte për t`i gjetur ato që i kërkonin 21 refugjatët e penduar shqiptarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit