0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Berisha:Gjithë politikanët dhe familjet e tyre janë të korruptuar

Më të lexuarat

Sadije Berisha, ish gruaja e Shkëlzen Berishës, ka shpërthyer duke u shprehur se të gjithë politikanët dhe familjet e tyre në Shqipëri janë të zhytur në korrupsion.

Me një status të ndjerë dhe nxitës në ‘Facebook’, ish bashkëshortja e djalit të ish-kryeministrit Berisha, iu bën thirrje shqiptarëve të zgjohen nga gjumi e të çohen në këmbë. Ky është statusi i plotë i Sadije Berishës:
‘Jam duke u shkruar të gjithëve në mënyrë të drejtpërdrejtë nga zemra.
Pjesa më e madhe e familjes, miqtë dhe këshilltarët ndoshta do të thonë se kjo është një ide shumë e keqe .. Por unë e shoh veten si një artiste, mbijetuese, idealiste, luftëtare, feministe e cila nuk do të luftojë kundër gjithçkaje por për gjithçka të mirë në jetë.
Cfarë më udhëheq mua do të pyesni ju?
Cilat janë interesat e saj?
Mund t’ju them se nuk jam fort e sigurt…?
Por ajo që unë jam e sigurt është se nuk ka të bëjë gjithçka me paratë, vëmendjen, pushtetin, lakminë, nevojat, hakmarrjen apo ndonjë arsye tjetër negative dhe egoiste.
Ka të bëjë me pasionin, dashurinë dhe respektin!
Unë e dua Shqiperinë … Pse ?! Sepse babai im më mësoi që ta dua.
Sepse ai i dha orët e tij, jetën, pasurinë dhe ëndrrat për të shpëtuar dhe çliruar vendin e tij nga abuzuesit, komunizmi dhe korrupsioni.
Ai më mësoi mua ‘fjalën e burrit’, shtrëngimin e duarve, premtimin, respektin dhe mikpritjen.
Ku janë ato tani?
Unë nuk i ndjek gjithmonë lajmet në Shqipëri dhe kjo ndodh sepse une nuk jetoj më aty dhe shpeshherë nuk kam kohë.
Por ndonjëherë më qëllon t’I shoh, siç më qëlloi edhe sot.
Do dëshiroja që lexuesi im shqiptar të mos më gjykonte shumë prej mënyrës si shkruaj në krahasim me atë çfarë do shkruaj.
Unë dua t’i them popullit shqiptar … Zoti ju dënoftë… Zgjohuni !!!!
Të gjithë politikanët dhe familjet e tyre, të dashurat dhe dashnoret e tyre janë të korruptuara!
Nuk është veç një parti e vetme ajo që i çon në dreq punët tuaja të përditshme!
E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e diplomatëve të huaj me mendimet e tyre të rreme.
Ju lutem, për hir të së ardhmes së fëmijëve tuaj …
Zgjohu, vetëm zgjohuni!!!
Unë e di …. e lehtë për mua të them … Unë jetoj në Suedi … Por ne të gjithë duhet t’ia fillojmë diku … Disi ..
Vetëm një mendim nga një mama e vetmuar e cila po humbet shoqen e saj të ngushtë nga kanceri.
Dashuri përgjithmonë / Sadije Berisha’
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit