3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rusia drejt “harxhimit” të fondit rezervë

Më të lexuarat

Ministri rus i financave, Anton Siluanov ka thënë se fondi i rezervave mund të harxhohet deri në fund të viti 2016, nëse çmimi i energjisë në nivel botërore, mbetet në këtë nivel që është aktualisht.

Duke folur para gazetarëve në Moskë, Siluanov ka thënë se pritet të buxheti i shtetit të shënojë rënie për 41 miliardë dollarë, deri në fund të këtij viti.
Ai ka paralajmëruar se ritmi i rënies së buxhetit do të vazhdojë edhe gjatë viti të ardhshëm, nëse poashtu edhe çmimi i naftës mbetet ky që është, rreth 45 dollarë për fuqi.
“Kjo nënkupton që 2016 do të jetë viti i fundit kur ne do të mund t’i shpenzojmë rezervat tonë në këtë mënyrë,” ka thënë ai duke shtuar se “pas kësaj nuk do të kemi më resurse të tilla.”
Ai ka thënë se konsolidimi i buxhetit duhet të jetë prioriteti “numër një në agjendën tonë politike.”
Ekonomia ruse është goditur pas sanksioneve të vëna nga SHBA-ja dhe BE-ja, por edhe vendeve tjera, pas aneksimit te Krimesë, në Ukrainë më 2014.
Moska ka vazhduar të shpenzojë me miliarda në projektet e Lojërave Dimërore 2014, në Sochi, rindërtimin e Krimesë dhe kampanja ushtarake në Siri.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit