1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Jahjaga priti banorët e fshatit Karaçevë

Më të lexuarat

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot një delegacion të banorëve nga fshati Karaçevë të udhëhequr nga Selver Lenjani, të cilët shprehën brengën e tyre për vështirësitë që i ka popullsia e kësaj zone kufitare, për shkak të mospërcaktimit në teren të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Edhe pse janë të përcaktuara pikat e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës dhe ka patrullime të shpeshta, banorët e kësaj ane janë të shqetësuar me praninë e afërt të xhandarmerisë serbe, duke theksuar se po ndjehen të rrezikuar dhe ndodhë që në vijën kufitare nga xhandarmeria serbe të ndalohen kafshët dhe banorët me pretendimin që kanë kaluar në territorin e Serbisë.

Delegacioni i fshatit Karaçevë e shprehu shqetësimin se nuk po mund të shfrytëzojnë në tërësi pronat e tyre sepse nuk është e përcaktuar qartë vija kufitare.

Banorët apeluan tek presidentja Jahjaga që ky lokalitet të vizitohet më shpesh nga strukturat udhëheqëse të Kosovës, që t’u jepet mbështetje dhe kurajë banorëve që të mos shpërngulen dhe të bëhen investime në infrastrukturë dhe në hapjen e vendeve të reja të punës e gjithashtu të ndërtohet një godinë e re shkollore, që do t’i përmbushte nevojat për shkollim të më shumë se 2500 banorëve të këtij fshati.

Presidentja Jahjaga, iu premtoi përkrahje në zgjidhjen e të gjitha çështjeve që i ngritën duke theksuar se politika zhvillimore e Kosovës do të ketë kujdes të veçantë për zhvillimin e vendbanimeve kufitare duke krijuar kushte të favorshme për punë, shkollim dhe jetesë, në mënyrë që banorët të mos shpërngulen.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur që ka sovranitetin dhe integritetin e saj territorial të pranuar ndërkombëtarisht dhe ashtu si me te gjitha shtetet tjera fqinje do të bëj përcaktimin e vijës kufitare në teren edhe me shtetin fqinj, me Republikën e Serbisë, duke mos mbetur asnjë pëllëmbë toke jashtë kufijve të Republikës së Kosovës.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit