5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Burrëri norvegjeze në futboll kundrejt Izraelit

Më të lexuarat

Vendimi unik nga vendi nordik: si të ishin arabo-muslimanë…!

Federata Norvegjeze e Futbollit ka njoftuar refuzimin e saj për të garuar kundër kombëtares izraelite në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 për Evropën, duke përmendur gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër miliona palestinezëve që nga 7 tetori 2023.

Presidentja e Federatës Norvegjeze të Futbollit, Liz Klaveness, ka konfirmuar se organizata po ushtron presion aktiv ndaj organeve ndërkombëtare të futbollit për të vendosur sanksione ndaj Izraelit.

Kanali francez E24 News publikoi deklaratat e Klaveness në lidhje me shortin kualifikues, i cili e vendosi Norvegjinë përkrah Izraelit, Estonisë dhe Moldavisë.

Klaveness shprehu solidaritetin e saj me kauzën palestineze, duke deklaruar: “Shoqata e Futbollit mbështet qëndrimin e qeverisë norvegjeze dhe kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve izraelite ndaj civilëve të pafajshëm në Gaza”. Ajo shtoi, “Askush prej nesh nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj mizorive të vazhdueshme në Gaza”.

Kombëtarja norvegjeze është planifikuar të luajë ndeshjet e saj kundër Izraelit më 25 mars dhe 11 tetor. Megjithatë, vendimi i shoqatës për të bojkotuar ngre pasiguri nëse këto ndeshje do të vazhdojnë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit