14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Dhuna Izraelite – 3 të vrarë dhe 160 të plagosur

Më të lexuarat

Tre të vrarë dhe rreth 160 të plagosur, ky është bilanci i 5 sulmeve të ndodhura në Jeruzalem vetëm ditën e martë. Vdekjeprurës rezultuan njëri në bordin e një autobusi dhe tjetri në stacion, të cilët ndezën sërish gjakrat e marrëdhënieve Palestinë-Izrael.

Ishin pikërisht dy agresorë palestinezë, që për sulmin e tyre përdorën armë zjarri e thika, por që shumë shpejt ata u vranë nga policia. Por, bilanci i palestinezëve të vdekur gjatë 12 ditëve përleshje është të paktën 27 persona, ku 11 prej tyre Izraeli i ka cilësuar si “atentatorë të rrezikshëm”, ndërsa pjesa tjetër ka humbur jetën gjatë konfrontimeve.

Situata është tepër shqetësuese, si për Mahmoud Abbas ashtu edhe për Benjamin Netanyahu. Ky i fundit foli me terma të ashpër kundër dhunës, çka e cilësoi si një luftë me terrorizmin. “Të gjithë ata që ngrenë dorën ndaj nesh, do u pritet dora”, deklaroi kryeministri izraelit. Sipas Netanyahu-t kjo është një dozë terrorizmi, si ajo e 14 viteve më parë.

Ai organizoi një mbledhje emergjente të kabinetit, për të marre masa të reja sigurie. Netanyahu po konsideron edhe mundësinë për ta bërë më të lehtë pajisjen e izraelitëve me armë zjarri, duke zbutur procesin e marrjes së lejes së tyre. Por, për analistët, nuk dihet nëse kjo do të ishte zgjidhje apo do të nxiste më shumë dhunën mes tyre, pasi duket se asnjëra palë nuk është e gatshme të tërhiqet.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka folur ashpër dhe në mënyrë të përsëritur në lidhje me atë që qeveria e tij do të bëjë ndaj “terroristëve” dhe është zotuar që ta bëjë kombin e tij më të sigurtë.

Ashpërsimi i masave të sigurisë nga izraelitët, nga ana tjetër ka shtuar indinjatën palestineze, përleshjet me këta të fundit e për rrjedhojë, edhe rëndimin e bilancit të vdekjeve në radhët e tyre. Kjo spirale e re dhune vjen pas një periudhe relativisht të gjatë qetësie.

Gjithçka nisi në mesin e shtatorit kur përplasjet në vendin e shenjtë në Jeruzalem, në rrënjë patën thashethemet e përhapura mes palestinezëve se izraelitët po përpiqeshin të ndryshonin marrëveshjen afatgjate fetare për zonën në fjalë, pretendime këto të cilat autoritetet hebraike i hodhën poshtë si të pavërteta.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit