12.5 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

SHBA: Testi raketor i Iranit paraqitet në OKB

Më të lexuarat

Shtetet e Bashkuara do ta shtrojnë çështjen e testimit të një rakete të Iranit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kanë thënë mbrëmë zyrtarët amerikanë.

“Ne gjithsesi do ta shtrojmë këtë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, siç kemi vepruar edhe me rastin e lansimeve të mëparshme”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner.
Ky test i Iranit duket se paraqet shkelje të rezolutës 1929 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me të cilën ndalohen testet balistike raketore nga Irani.
Kjo rezolutë mbetet në fuqi deri në tërheqjen e sanksioneve, sipas marrëveshjes atomike ndërmjet gjashtë fuqive botërore dhe Iranit..
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit