Dronë të paidentifikuar janë parë mbi vende të ndjeshme të industrisë dhe bazën ajrore amerikane në Ramstein në Gjermani javët e fundit, raportoi Spiegel duke cituar një raport konfidencial nga autoritetet gjermane të sigurisë.
Sipas Spiegel, raporti tregonte pamjet e shumta të dronëve të bëra në orët e mbrëmjes të 3 dhe 4 dhjetorit mbi bazën ajrore.
Ministria gjermane e Mbrojtjes nuk ka komentuar mbi raportin, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Por, shefat e inteligjencës gjermane kanë paralajmëruar se mbështetja e vendit për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë e bën atë një objektiv të tentativave të mundshme të sabotimit, me incidentet e fundit të sigurisë në kazermat ushtarake që ngrenë alarmin më tej.
Spiegel raportoi gjithashtu pamje të pashpjegueshme të dronëve mbi vendndodhje që i përkasin prodhuesit gjerman të armëve Rheinmetall dhe grupit të kimikateve BASF.
“Siguria e vendeve të BASF është prioriteti ynë kryesor”, tha një zëdhënës i kompanisë në një deklaratë.
“Prandaj ne monitorojmë aktivitetet e dyshimta në çdo kohë dhe punojmë ngushtë me autoritetet përkatëse të sigurisë”, shtoi ai. /Telegrafi/