3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Pogradec: akti heroik i dy të rinjve duke u kthyer nga xhamia

Më të lexuarat

Evitimi i vetëvrasjes së një njeriu, si u evitua një dramë

Dy të rinj në Pogradec arritën të shpëtojnë një 31-vjeçar, i cili nën efektin e lëndëve narkotike tentoi të hidhej nga dritarja e apartamentit në katin e gjashtë.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 4 të qytetit, ku e ëma në moshë të thyer përpiqej të ndalonte të birin të mos kryente aktin e rëndë.

Skena dramatike është pikasur mnga dy të rinjtë të cilët po ktheheshin nga xhamia, të cilët kanë rendur me shpejtësi drejt vendngjarjes.

“Në momentet e para po i flisnim duke i thënë se nuk duhet ta bësh, pasi je ende i ri. Rreth katër minuta më vonë vijnë dy policë të cilët ishin njoftuar nga njerëz të tjerë. Dhe policët nisën t’i flisnim me fjalë të mira që mos t’i jepte fund jetës. U përpoqën ta mbanin disa minuta me fjalë të mira, por kur e panë që i riu nuk po vepronte atëherë një polic tentoi të ngjitej lart, por kur u kthye erdhi duar bosh. U ngjit prapë polici, prapë duar bosh erdhi”, rrëfeu i riu Ernest Dulellari.

Menjëherë pas kësaj, të dy të rinjtë janë ngjitur vetë për të ndihmuar nënën e të riut.

“Kur hyra brenda pashë që personi po godiste mamanë e tij me bërryl me fytyre dhe ajo për një moment e lëshoi. Në momentin kur mamaja e lëshoi unë u hodha drejt tij duke ia vënë dorën tek bluza dhe e tërhoqa përbrenda. Ndërkohe dhe unë po bërtisja për ndihmë, pasi ai tentonte vazhdimisht të shkonte drejt dritares dhe të hidhej. Personi thoshte që ‘jam mërzitur nga fjalët e njerëzve, ata me tallin’. Pra ishte i bullizuar”, tha ky i ri besimtar.

Besimi në Zot, thanë dy të rinjtë pogradecarë, i drejtoi të shpëtonin një jetë.

/tesheshi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit