Kur për antisemit akuzohet dhe një i mbijetuar Holokausti(!)
Pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërr arrestet për dyshen famëkeqe Netanyahu-Gallant, duke i akuzuar për krime lufte në Gaza, gjuha e tyre, si dhe e vetë Izraelit, ishte ajo diversionistja mbi një vendim antisemitik, një tezë me të cilët tentojnë të kompleksojnë çdo zë kundër tyre, që kur nisën krimet e tyre në tokën palestineze dhe mbi popullatën muslimane të Palestinës.
Por që ja në trupën gjykuese që vendosur për urdhërr arrestet është dhe një nga gjaku i tyre, një hebre, madje nga ata të mbijetuarit e Holokaustit.
Është gazetari Roald Hysa që informon mbi këtë fakt në rrjete:
“Një nga gjashtë gjyqtarët që shqyrtoi provat kundër Netanyahut & Gallantit dhe që vendosi nëse Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve duhet të lëshojë apo jo urdhër arresti, është Theodor Meron. Ai është një i mbijetuar i Holokaustit dhe ish-ambasadori izraelit në Kanada (1971-75).” /tesheshi.com/