0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, hetohet për tenderë

Më të lexuarat

Kryetari i Gjilanit është edhe një tjetër udhëheqës i PDK-së që po hetohet për korrupsion në lidhje me tenderin që iu dha kompanisë “ARI Trading”, pronë e Asllan Asllanit, që është axha i Ridvan Asllanit, të cilit Mustafa, sipas deklaratës së tij të pasurisë, ende ia ka 80 mijë euro borxh. Ndaj Mustafës dhe shefes së prokurimit në këtë komunë, EULEX kishte nisur një hetim, po ashtu për shpërdorim të detyrës edhe në vitin 2011, por për fatin e të cilit nuk dihet ende. EULEX nuk mohon as nuk pohon hetimetPartia Demokratike e Kosovës e ka edhe një zyrtar të lartë publik nën hetime për korrupsion. Qemajl Mustafa, kryetar i Gjilanit, është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSK) nën dyshimet për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe të autorizimit, e dënueshme sipas Kodit Penal të Kosovës, raporton “Preportr.

Rasti është nisur nga Prokuroria e Qarkut në Gjilan në fillim të këtij viti, dhe në mars kaloi në duart e sektorit për hetime speciale në kuadër të Prokurorisë Speciale. Nisjen e hetimeve dhe marrjen më pastaj të rastit prej kompetencës së Prokurorisë së Qarkut në Gjilan nga PSK-ja e ka konfirmuar për “Preportr” edhe kryeprokurori i Prokurorisë së Qarkut në Gjilan, Jetish Musliu.

Ai ka thënë se nga Prokuroria Speciale ende nuk kanë ndonjë informatë zyrtare se deri ku kanë shkuar hetimet. Zëdhënësi i misionit të EULEX-it nuk ka dhënë informacion në lidhje me këtë rast, duke thënë se nuk mund të mohojë e as të pohojë hetimet ndaj një rasti.

Bëhet e ditur se Prokuroria e Qarkut në Gjilan kishte nisur një rast që tani po e heton Prokuroria Speciale, në të cilin kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa dyshohet se ka shpërdorur detyrën dhe autorizimin në tenderin me përfitime shumë milionëshe të zhvilluar nëpërmjet Partneritetit Publiko-Privat (PPP) për ndërtimin e objektit të ri të komunës së Gjilanit.

Tenderi ishte për ndërtimin e objektit afarist-banesor , vlera e të cilit, sipas rekomandimit për draft-marrëveshjen të bërë nga komisioni negociues i komunës, është përafërsisht 1.8 milionë euro. Ky tender i ishte dhënë vitin e kaluar familjarit të personit që Qemal Mustafa i ka borxh dhe ky fakt konfirmohet në deklaratën e tij të pasurisë.

Në deklarimin e pasurisë në Agjencionin Kundër Korrupsion (AKK), Qemajl Mustafa ka bërë të ditur se i ka borxh 80 mijë euro Ridvan Asllanit. Vetëm pak kohë pasi që u publikua ky formular, Mustafa nënshkroi kontratë milionëshe me kompaninë “ARI Trading”, pronë e Asllan Asllanit, që është axha i përfituesit të këtij tenderi.

Mustafa atë kohë pati deklaruar se në këtë rast nuk sheh asnjë shkelje e as konflikt të interesit si dhe ka mohuar të ketë pasur ndikim në komision që tenderi në fjalë t’i jepet familjarit të borxhliut të tij.

Në janar të vitit 2011 ndaj Qemajl Mustafës dhe shefes së prokurimit në këtë komunë, Hatixhe Daku, misioni EULEX pati filluar një hetim, fati i të cilit ende nuk dihet.

As kryeprokurori i Qarkut në Gjilan, Jetish Musliu, nuk e din se çka ka ndodhur me këtë hetim, që po ashtu ishte nisur mbi dyshimin që Mustafa e Daku kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe autorizimit,

Ai ka thënë për “Preportr” se hetimet bëra në janar të 2011, ku ishin bastisur zyrat e kompanive “Tali” e “Magjistralja” janë zhvilluar drejtpërsëdrejti nga EULEX-i dhe se prokuroria e Qarkut në Gjilan ka marrë vesh për këto hetime nëpërmjet medieve.

EULEX-i vazhdon të mos ofrojë asnjë të dhënë mbi proceset e hetimeve që zhvillon dhe ka një përgjigje gati standarde.

“EULEX-i nuk konfirmon apo mohon nëse një individ apo institucion është apo nuk është nën hetime”, ka thënë zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit