Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, pas 8 vitesh ka filluar praktikën e golfit “me qëllimin për të forcuar lidhjen e tij” me Donald Trumpin, i cili u zgjodh presidenti i 47-të i ShBA-së.
Një zyrtar nga Zyra presidenciale e Koresë së Jugut, emri i të cilit nuk zbulohet ka thënë se Yoon i është kthyer lojës së golfit pas 8 vitesh.
Zyrtari vuri në dukje se Yoon falë kësaj synon të “forcojë lidhjen e tij” me Trumpin.
Thuhet se presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka zhvilluar bisedë telefonike me Trumpin, duke ia uruar fitoren në zgjedhje.
Në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën më 5 nëntor në ShBA, republikani Trump u bë presidenti i 47-të i vendit duke marrë 270 vota elektorale.
Trump do ta fillojë zyrtarisht detyrën pas betimit më 20 janar 2025.
/trt BALLKAN/