Reagime nga prezenca e kreut të OKB-së në polin e ri të botës në tentativë
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, tha në samitin e BRICS në Kazan të Rusisë, se të gjitha samitet “ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve globale”.
“Kam pasur mundësinë të vizitoj Kremlinin e Kazanit, është si një mrekulli e mrekullueshme e botës. Unë besoj se të gjitha samitet ku vendet bashkohen janë të një rëndësie vendimtare sepse ato ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve globale”, tha ai.
Nga data 22 deri më 24 tetor, në Kazan u mbajt një samit i liderëve të BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Republika e Afrikës së Jugut), ku mori pjesë Guterres, në vizitën e tij të parë në Federatën Ruse pas më shumë se dy vjetësh.
Gjykimet nga Kievi
Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës dënoi një vendim të tillë të Sekretarit të Përgjithshëm dhe shtoi se Guterres dëmton reputacionin e OKB-së.
Më herët, zëvendës zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Farhan Haq, u tha gazetarëve se udhëtimi i Antonio Guterres në Rusi për samitin e BRICS në Kazan është “praktikë standarde” dhe se në të njëjtën kohë qëndrimi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në lidhje me luftën e Rusisë kundër Ukrainës mbetet i pandryshuar.
Në samit, Guterres u tha udhëheqësve të BRICS, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, se bota ka nevojë për paqe në Ukrainë, Gaza, Liban dhe Sudan.
Me gjuhë më të thjeshtë, BRICS është përpjekja për ta zhbërë njëpolaritetin e botës, vetëm me Perëndimin euroatlantik në si udhëheqës të globit, duke i vënë përballë një fuqi lindore. /tesheshi.com/