6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Netanyahu refuzon iniciativën egjiptiane për armëpushim në Gaza

Më të lexuarat

Pavarësisht mbështetjes së shumicës së ministrave izraelitë për propozimin egjiptian, Tel Avivi vendosi ta refuzojë marrëveshjen për shkak të kundërshtimit të Netanyahut.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka refuzuar një iniciativë të propozuar nga Egjipti për një armëpushim afatshkurtër në Gazën e rrethuar.

Pavarësisht mbështetjes së shumicës së ministrave izraelitë për propozimin egjiptian, Tel Avivi vendosi ta refuzojë marrëveshjen për shkak të kundërshtimit të Netanyahut, i cili theksoi se “negociatat do të zhvillohen vetëm nën zjarr,” sipas Channel 12 të Izraelit.

Po ashtu, Izraeli ka shpërfillur edhe rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm, kështu duke vazhduar me ofensivën shkatërruese në Gaza që nga 1 tetori i vitit të kaluar.

Afër 43 mijë njerëz janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe mbi 100 mijë të tjerë janë plagosur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit