14.5 C
Pristina
Friday, October 11, 2024

Kryeimami Sahiti bashkë me koordinatorin e Departamentit të të Rinjve të BIK, Fejsal ef. Spahiun, pritën në takim studentët e Unionit të Studentëve të FSI

Më të lexuarat

Kryeimami Sahiti bashkë me koordinatorin e Departamentit të të Rinjve të BIK, Fejsal ef. Spahiun, pritën në takim studentët e Unionit të Studentëve të FSI

 

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së bashku me koordinatorin e Departamentit të të Rinjve të Bashkësisë Islame të Kosovës, Fejsal ef. Spahiun, pritën sot në takim studentët e Unionit të Studentëve të Fakultetit të Studimeve Islame, të cilët udhëhiqeshin nga kryetari i këtij Unioni, Arlind Gajtani. 
Kryeimami Sahiti shprehu vlerësimin e tij për angazhimin dhe përkushtimin e studentëve në organizimin e aktiviteteve studentore, duke i inkurajuar ata që edhe më tej të bashkëpunojnë dhe t’i koordinojnë aktiviteteve e tyre me Departamentin e të Rinjve, veçanërisht në organizimin e aktiviteteve kulturore e fetare, sidomos në organizimin e kurseve, seminareve dhe aktiviteteve të tjera me të rinj me profile të ndryshme profesionale. 
Ai tha se institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës mbetet i përkushtuar që të mbështes aktivitetet rinore dhe përfshirjen e tyre në aktivitetet fetare të studentëve të Fakultetit të Studimeve Islame.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit