-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ushtarët izraelitë – Netanyahut: Ktheji pengjet ose nuk shërbejmë në ushtri

Më të lexuarat

Në Izrael, 130 ushtarë nënshkruan një letër drejtuar qeverisë, duke paralajmëruar se nuk do të shërbejnë më në ushtri nëse Tel Avivi nuk arrin marrëveshje me Hamasin dhe nuk sjell pengjet nga Rripi i Gazës.

130 ushtarë izraelitë kanë nënshkruar një letër duke njoftuar qeverinë e Tel Avivit se tashmë nuk do të shërbejnë më në ushtri nëse nuk arrihet marrëveshje me Hamasin për të sjellë pengjet nga Rripi i Gazës.

Gazeta “Haaretz” ka raportuar se ushtarë izraelitë i bëjnë thirrje qeverisë së koalicionit të kryesuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu që të bëjë shkëmbimin e pengjeve.

Në letër thuhet se sulmet në Rripin e Gazës rrezikuan jetën e pengjeve si dhe procesin e kthimit të tyre.

Sipas tyre, në sulmet e kryera për shpëtimin e pengjeve në Gaza vihet në dukje se në këto “operacione” kanë vdekur më shumë se pengjet e shpëtuar.

Duke u shprehur se për ta “vija e kuqe është kapërcyer”, ushtarët theksuan se nuk do të shërbejnë më në ushtri nëse qeveria e Netanyahut nuk bën përpjekje për të arritur marrëveshje për kthimin e pengjeve.

Ndërkaq, thuhet se në duart e grupeve palestineze në Gaza janë më shumë se 100 pengje izraelite ku disa prej të cilëve të vdekur.

Netanyahu, i cili vështirësoi procesin e negociatave me disa kushte që ai vendosi, akuzohet se ka penguar shkëmbimin e pengjeve me Hamasin.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit