-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Biden: Izraeli “të mos godasë fusha të naftës” të Iranit

Më të lexuarat

Presidenti amerikan thotë se, nëse do të ishte në vendin e Izraelit, do të merrte në konsideratë alternativa sesa goditja e fushave të naftës iraniane.

Izraeli nuk ka arritur ende në përfundimin se si t’i përgjigjet sulmit të fundit me raketa balistike të Iranit, tha të premten presidenti amerikan Joe Biden.

“Izraelitët nuk kanë arritur në përfundimin se çfarë do të bëjnë në lidhje me sulmin. Kjo është në diskutim”, tha Biden.

“Nëse do të isha në vendin e tyre, do të mendoja për alternativa të tjera, përveç goditjes së fushave të naftës”, u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Shtetet e Bashkuara janë në “kontakt të vazhdueshëm” me Izraelin, shtoi ai.

“Ata nuk do të marrin një vendim menjëherë, dhe kështu ne do të presim për të parë se çfarë ata, kur ata, duan të flasin”, tha presidenti amerikan.

Në fillim të kësaj jave, Irani lëshoi ​​raketa në Izrael në hakmarrje për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh dhe liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Izraeli vazhdon sulmet ajrore dhe tokësore në Liban, ndërsa kryen edhe sulme në Gaza.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se Irani do të “paguajë” për sulmet.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit