2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Bosnjë e Hercegovina përfshihet nga përmbytje të mëdha

Më të lexuarat

Përmbytjet e mëdha kanë prekur zonat e qyteteve si Jabllanicë, Kiseljak, Konjic, Fojnica dhe Kreshevë.

Bosnjë e Hercegovina është përfshirë nga përmbytje të mëdha si pasojë e reshjeve, duke shkaktuar bllokim të rrugëve dhe ndërprerje të komunikimit.

Përmbytjet e mëdha kanë prekur zonat e qyteteve si Jabllanicë, Kiseljak, Konjic, Fojnica dhe Kreshevë.

Autoritetet njoftojnë se fatkeqësia ka ndikuar edhe në rrjetin e komunikimit celular, duke shkaktuar ndërprerje.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë pamje nga rrëshqitje dheu, përmes së cilave qytetarëve u është bërë thirrje që t’i shmangin disa rrugë.

Rrëshqitje të dheut dhe gurëve janë raportuar në rrugën kryesore Konjic – Jabllanicë – Mostar si dhe në rrugën Jabllanicë – Prozor dhe Jabllanicë – Blidinje.

Informacione të pakonfirmuara deri më tani thonë se janë pesë viktima nga fatkeqësia në Jabllanicë, tha për Anadolu Majda Kovaç, zëdhënëse e Administratës Federale të Mbrojtjes Civile (FUCZ).

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Kreshevës, Renato Pejhak, situatën e ka cilësuar si “apokaliptike”.

/trt /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit