1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shkolla ”Elena Gjika” në Prishtinë përdorë emërtimet ”Prind 1” dhe ”Prind 2” pa mbështetje ligjore; Reagojnë prindërit

Më të lexuarat

Nga SHFMU ”Elena Gjika” janë shpërndarë disa lloj-marrëveshjesh mes shkollës dhe prindërve nën emërtimin ”Marrëveshje e shkollës me prindërit e klasës së parë dhe klasës së gjashtë”, ku edhe shihet në faqen kryesore të saj në fotografitë e siguruara nga Prinderimi.com.

Në vend të emërtimeve ”Babai” apo ”Nëna” (apo edhe emërtimi: Kujdestari), janë përdorur emërtimet ”Prindi 1” dhe ”Prindi 2”, ndonëse një gjë e tillë nuk ka mbështetje ligjore.

Kjo ka sjellë reagim të menjëhershëm nga prindërit të cilët kanë theksuar se ky lloj emërtimi krijon distancim nga realiteti i natyrshëm i traditës tonë familjare.

Kjo është parë edhe shkelje në identitetin e fëmijës dhe zhvillimin e tij emocional, për faktin se fëmijët kanë nevojë për figura të qarta prindërore dhe simbolika e përkufizimi që termat ”nënë” dhe ”baba” bartin janë shumë të rëndësishëm, jo vetëm si pozicione funksioni, por si kujdes, dashuri, mbështetje emocionale, simbolikë e jetë.

/Prinderimi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit