-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

PRIJËSI I MUSLIMANËVE NË HADITH

Më të lexuarat

Kush hodhi pështymë drejt diellit, pështyu fytyrën e tij, e kësisoj është edhe shembulli i disa (jo)besimtarëve që duke dashur të arrijnë qëllimet e tyre të spikatura nga errësira e injorancës, nuk arrijnë diç tjetër pos në disa gjendra pështymeje që para se t’ia hedh dikush, ia hedhin vetvetes.
Ku ka më mirë! Ku ka më mirë se të poshtërrohesh derisa mendon ti ulësh ato të cilët i ka ngritur i Lartmadhërishmi.
Sdomend se qëllimi i sharjeve që bëhet ndaj figurave kyçe të islamit nuk është diç tjetër pos një pamundësi për të arritur te qëllimi kryesor i propagandës së tyre, e me tentativën e hapjes së një një kapixhiku (deriçkëje), të tillët mendojnë t’a hapin rrugën që i dërgon te qëllimi i tyre bazë. Skenar i njohur gjatë mbarë hostorisë, thënë shkurt nga pamundësia për ta sharë Pejgamberin ﷺ, shajnë personazhin që njoftoi muslimanët me Pejgamberin ﷺ.

Andaj kush mundohet të fyej këdo prej figurave islame, ka për qëllim fyerjen e fesë, kush mundohet ta fyej fenë, ka nënshkruar dhe pranuar vullnetarisht të jetë i nënçmuar gjersa është i gjallë, por edhe pas vdekjes!

Për të njohur së afërmi se kë po mundohen ta njëllosin e ta fyejnë, në çfarë voltazhe kan prekur, e përballë kujt po mundohen të qëndrojnë këta njerëz të poshtëruar të kohës në të cilën po jetojmë, mos hezitoni të lexoni rrashtat në vijim!

Njoftim shumë i shkurtë dhe shumë i përmbledhur me historikun e prijësit të muslimanëve në hadith, imam Buhariut:

Emri i tij:
Muhamed ibn Ismail ibn Ibrahim ibn el-Mugijreh ibn el-Berdizbeh el-Xhafi el-Buhari

Lindi : Në Bukhara (qytet në Uzbekistanin e sotëm) në muajin Shewwal 194 Hixhri

Vdiq : Në Khartenk (Semerkand) në muajin Ramadan (në natën e Bajramit) 256 Hixhri (në moshën 62 vjeçare)

Edukimi i tij:
Imam Buhariu u rrit jetim, babai i tij vdiq gjersa ishte në moshë të vogël.
Babai i tij Ismaili ishte kërkues i diturisë (muhadith poashtu) dhe kishtë dëgjuar prej Malik ibn Enesit, e kishte takuar Hamad ibn Zejdin dhe ishte përshëndetur së afërmi me Abdullah ibn Mubarekun.
Imam Buhariu, filloi kërkimin e diturisë që në fëmijëri, e memorizoi Kur’anin dhe diçka prej haditheve, e mosha e tij nuk i kalonte 10 vjet, dallonte nga muhadithët e kohës së tij dhe gjente gabime te disa prej tyre.
Kur arriti në moshën 16-vjeçare, e memorizoi librin e ibn Mubarekut dhe të Veki’ë ibn Xherrahut.
Në vitin 210 h. me nënën dhe vëllaun tij Abdurahmanin u nis për në Mekkeh për ta kryer haxhin, pas kryerjes së haxhit kthehen nëna dhe vëllau i tij gjersa imam Buhariu mbetet në Mekke në kërkim të hadithit, pas asaj udhëtoi në të gjitha vendet që iu mundësua të udhëtonte për të kërkuar hadith.

Udhëtimet gjatë kërkimit të hadithit:
Bagdad, Basrah, Kufeh, Medineh, Egjipt, Sham etj.

Imam Buhariu përmend në librin e tij es-Sahih se ka grumbulluar dhe ka transmetuar hadithe nga më shumë se (289) dijetarë, e më të njohurit prej të cilëve mësoi hadithe janë:

1- Abdullah bin Meslemeh el-Ka’nebij (vdiq – 220h.)
2- Ali ibn el-Medini (234 h.)
3- Is’hak ibn Rahavej (238 h.)
4- Ahmed ibn Hanbel (241 h.)
5- Ebu Hafs bin Amr Ali el-Felas (249 h.)

Nxënësit më të njohur të imam Buhariut:

1- Muslim bin Haxhxhaxh (261 h.)
2- Ebu Zur’a er-Razi (264 h.)
3- Ebu Hatim er-Razi (277 h.)
4- Et-Tirmidhi (279 h.)
5- Ibn ebi Dunja (281 h.)
6- Ibn Huzejmeh (311 h.)

Pozita e imam Buhariut në dituri:

Është njohur imam Buhariu në kohën e tij për memorizim, dituri, dhe intelgjencë të lartë, e thoshte: “Kam memorizuar 100.000 hadithe të vërteta dhe 200.000 të pavërteta.

(Duke i llogaritur rrugët e ndryshme të zinxhirit të transmetuesve)

Disa thënje të dijetarëve të mëdhenjë mbi imam Buhariun:

Tha Hashid ibn Ismail : Buhariu në fëmijërinë e tij vinte me ne tek dijetarët e Basras, për të dëgjuar hadithet. Të gjithë ne i shkruanim hadhithet, përveç Imam Buhariut. Pas 16 ditësh, e menduam këtë gjë dhe e gjykuam Imam Buhariun duke i thënë ‘ti i ke çuar dëm këto ditë, sepse nuk i ke shkruar hadithet’. Imam Buhariu na kërkoi shënimet tona, kështu ne i morën të gjithë shënimet tona, sipas të cilave imam Buhariu filloi t’i thoshte hadithet një nga një derisa sa na tregoi më shumë se 15 mijë! Duke dëgjuar këto, na u duk se Imam Buhariu po na mësonte sërish të gjitha hadithet që kishim marrë shënim”.

Tha imam Ahmedi : Nuk do dalë më në Khorasan sikurse Muhamed ibn Ismaili

Tha ibn Huzejmeh : Nuk ka në këtë nënqiell më të ditur në hadith se sa Buhariu

Tha imam Muslimi : Dëshmoj se nuk ka në këtë botë sikurse shembulli yt (drejtuar imam Buahriut)

Librat më të njohur të imam Buhariut:

1.El-Xhami’ el-Sahih
2.El-Tarih el-Kebir , El-Tarih es-Sagir
3.El-Duafa el-Kebir , El-Duafa es-Sagir
4.El-Edebul el-Mufred

Përmbledhje:
Thënë shkurt-shqip, për ta kuptuar mirë dhe saktë vlerën e Imam Buhariut shihni mbi atë që e lavdëron dhe mbi atë që mundohet ta fyej, do e vëreni sa larg e sa i paaritshëm është shembulli i këtij Prijësi të Muslimanëve, IMAM BUHARIUT (Allahu qoftë i kënaqur prej tij)!

Plotësim:
Ky tekst as që e përshkruan për së afërmi jetën dhe veprimtarinë e këtij burri kaq madhështor, por është thjeshtë një përmbledhje e shkruar në disa rreshta sa për të reflektuar mbi atë se çfarë në të vërtetë ai është!

Uvejs Ramadani – Medine 2024

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit