1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Enver Hoxhaj

Më të lexuarat

Prishtinë, më 28 gusht 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Enver Hoxhaj.

Gjatë këtij takimi Myftiu Tërnava, shfrytëzoi rastin që ta njoh mysafirin me punët dhe angazhimet e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, e të cilat nënkryetari Hoxhaj i vlerësoi si tejet të rëndësishme dhe me peshë për të mbarëvajtjen e jetës fetare në vend.

Myftiu Tërnava tregoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Bashkësisë Islame të Kosovës të treguar ndër vite për një harmoni dhe një bashkëpunim ndërmjet besimeve fetare në Kosovë.

Gjatë këtij takimi u diskutuan edhe tema të tjera me rëndësi në të cilat po kalon vendi ynë, si dhe kontributin që duhet ta japim të gjithë për kapërcimin e sfidave me të cilat po përballet Kosova.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit